TIRANË - Trafiku i rënduar në kryeqytet ditët e fundit ka sjellë shumë problematika në qarkullimin e mjeteve dhe për shumë qytetarë lëvizja është bërë një barrë e rëndë.
Më shumë u diskutua në Report Tv me ekspertin e trafikut rrugor Fadil Likaj. Për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, eksperti thotë se 2 javët e fundit kanë qenë shumë të ngarkuara për kryeqytetin.
'Nuk kapim orari fikse për të shkuar në punë. Së fundmi dy javëshin e fundit është shtuar trafiku dhe në momente të caktuara është statik dhe nuk kthehet në lëvizje. Shumë mjete shtohen jo vetëm në Tiranë por edhe në akset kryesore. Kjo bën të mundur që në shumë seksione të rritet trafiku. Edhe emigrantët që vijnë nuk lëvizin me shpejtësi, shfaqin shenja të frikës, i bën shpesh herë të tregohen pengesë për qarkullimin. Në shumë seksion inter-urban kemi kantiere ndërtimi, që krijojnë bllokim. Kur vihet në zonat urbane sjell kolaps. Mendoj të bëhet një menaxhim nga rrugorja.'
Përveç automjeteve të shtuara, problem janë edhe sinkronizimi i gabuar i semaforëve, si dhe kantieret e ndërtimit në shumë seksione inter-urbane.
'Në zonat urbane duhet të ndryshoj sinkronizimi i semaforëve. Ka shumë kryqëzime hapet jeshilja për këmbësorët dhe për drejtuesit e mjeteve. Ka raste që për 60 sekonda, ka mjete që nuk lëvizin.'
Më tej, eksperti thotë se situata duhet menaxhuar edhe falë një bashkëpunimi mes policisë bashkiake dhe asaj Rrugore.
'Parametrat e zhvillimit duhet të mirëmendohen në raport me dendësinë e banorëve. Ka këmbësorë në numër, monopatina, rruga me një sens, shumë e vogël, kemi një sasi të madhe banorëve që ndërpresin fluksin e lëvizjeve. Shton një trafik artificial. Do i bëja thirrje këmbësorëve të kalojnë në vijat e bardha dhe grupe-grupe, jo nga një. Përveç ndërgjegjësimit nuk ka gjë që mund ta ndalojë. Policia bashkiake nuk duhet të dali dhe të çojë gjoba. Nuk mundet policia e shtetit vetëm të menaxhojë trafikun. Policia bashkiake duhet të ketë një qëllim të përbashkët me policinë rrugore. Do ndihmojë më shumë në menaxhimin e trafikut sesa në vënien e gjobave.'
Shtrim trafiku artificial ka dhe në disa zona si ai i rrethrrotullimi i Selitës ku ka qytetarë që parkojë automjetin dysh dhe krijon fluks.
'Mbikalimi ose nënkalimi është vetëm me një korsi. Ashtu si në mëngjes ashtu si pasdite një korsi, kur kemi dalje pranë rrethrrotullime si ai i Selitës, nga pallati me shigjeta në drejtim të Elbasanit, kemi shtim trafiku artificial. Dikush rri për një kapriço, dikush parkon mjetin dysh dhe krijon fluks. Në këtë nyjë nëse nuk qëndron një efektiv nuk do kemi lëvizje.'
Sipas Likaj zgjidhje në Tiranë do ishte që disa akse rrugore të bëheshin vetëm me një sens kalimi, si për shembull rruga e Dibrës e cila do lehtësonte qarkullimin dhe do krijonte shfryrje.
'Vendosja që mjetet të lëvizin në një sens lehtësim. Por duhet ristrukturim në gjithë Tiranën. Ashtu siç është rruga e Dibrës, ajo që është rrugë që duhet vetëm me një sens, janë zvogëluar korsitë e mjeteve, dhe janë zmadhuara korsitë e biçikletave. Nëse do ishte me një sens do ishte një shfryrje trafiku. Duhet një plan menaxhimi. Shumë rrugë të bëhet risinkronizimi i semaforëve.'
Gjithashtu duhet një plan studimor, shkencor se si mund të zhbllokohet trafiku në kryeqytet.
'Të bëhet një studim në detaje. Studim shkencor. Duhet një punë shumë e madhe. Edhe bashkëpunim me komunitetet ministrore.'
Rr e Dibres edhe ne kohen e Xhaxhit,kur kishte shume pak makina, ka qene e ngarkuar.Nuk jam kunder qe te te behet /One way/,por duhet nje paralel me te ne drejtim te kundert,ndoshta Rr.Q.Stafa mund t'a beje kete funksion!
PërgjigjuTe gjitha rruget duhet te jeni me dy sense se ndryshe nuk zgjidhet ky problem.Kot lodhen me nje sense
Përgjigju