Për shkak të radhës së gjatë në aksin Maliq–Moglicë, policia ka bllokuar hyrjen e mjeteve që në hyrje të Maliqit. Qarkullimi pritet të zhbllokohet në Lozhan, ku një trajler ka mbetur i bllokuar dhe lëvizja kryhet vetëm në një korsi.

Kjo situatë ka sjellë vështirësi të shumta në qarkullim. Dhjetëra drejtues mjetesh kanë fikur motorët, duke pritur largimin e trajlerit dhe normalizimin e lëvizjes. Bëhet fjalë për qindra automjete që po udhëtojnë drejt Tiranës, mes tyre familje me fëmijë.

Gjatë debatit me efektivët e policisë, teksa kërkonte që t'i lejohej të përdorimi i aksit Maliq–Moglicë pavarësisht trafikut të rënduar, një zonjë humbi ndjenjat. “Mos të mos kesh rrugë për të shkuar në shtëpi. Më gjeni një rrugë nga të iki në shtëpi”, është shprehur ajo pak çaste para se të rrëzohej, ndërsa të pranishmit i kanë ardhur menjëherë në ndihmë.
 

K.M/A.A/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 08:56

    A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?