Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 04:30, në afërsi të ishullit të Sazanit, teksa trageti rreth 117.5 metra i gjatë pasi ka përplasur peshkarexhën “Ana” ka vijuar interenarin e tij, ndërsa ka rrezikuar të pëprlasë edhe peshkarexha të tjera lundruese në det.
Pas përplasjes peshkarexha “Ana” është fundosur vetëm pas shtatë minutash, sakaq tre pjestarët e bordit, Qemal Lato, vëllai i tij Arienti dhe kushëriri i tyre Juliani kanë marrë mjetet e shpëtimit dhe janë hedhur në det.
Megjithatë është dashur ndërhyrja, fillimisht e "Guardia di Finanza" dhe më pas e rojeve bregdetare, ku këto të fundit mbërritën në vendin e ngjarjes rreth orës 05:30, që të bëjnë të mundur shpëtimin e ekuipazhit të peshkarexhës.

(Në foto: Trageti i linjës "Brindizi-Vlorë" i cili u përplas me peshkarexhën)
Ekuipazhi i Peshkarexhës: U përplasëm sepse trageti nuk na pa
Sipas ekuipazhit të peshkarexhës, shkaku i aksidentit është mungesa e vëmendjes së ekuipazhit të tragetit, pasi ai është i pajisur me një sistem që identifikon objektet përpara tij, çka sipas tyre do të kishte bërë të mundur evitimin e përplasjes. Ata rrefejnë për mediat momentet e vështira që përjetuan deri në mbërritjen e forcave të "Guardia di Finanzias" dhe rojeve bregdetare shqiptare. Qemal dhe Arient Lato, shprehen se peshkarexha ishte me të gjitha dokumentat dhe në varësi të hetimeve do të kërkojnë edhe dëmshpërblim.
"Po kemi ndjenjur rreth 20 minuta në det. Trageti nuk dha asnjë lloj sinjali. Atje është linjë gjuetie nuk ka asgjë që ta ndalojë. Ata nuk na kanë sinjalizuar.Trageti vinte nga perëndimi në lindje dhe na ka goditur duke na fundosur. Ne hapëm mjetin e shpëtimit. Deri tani presim për hollësi. Edhe ti të jesh me mjet të vogël, mjeti i madh duhet të ndalojë shpejtësinë. Ai ka ardhur deri afër portit dhe më pas është kthyer tek ne. Anija është e kolauduar dhe me letra të rregullta. Pasi e kanë marrë në telefon atë që i kanë thënë se ke përplasur një peshkarexhë atëherë është kthyer. Ne kërkojmë dëmshpërblim." shprehen peshkatarët e peshkarexhës së fundosur

(Në foto: Qemal Lato dhe vëllai i tij Arienti, peshkatarët e peshkarexhës së mbytur)

(Në foto: Julian Lato, peshkatar i peshkarexhës së mbytur)
Peshkatari: Trageti rrezikoi të përplasë dhe mjete të tjera lundruese
Ndërkaq, sipas një peshkatari që në ato momente ndodhej në ujërat e Jonit me peshkarexhën e tij, trageti ka rrezikuar të përplasë edhe mjetë të tjera lundruese. Ai tregon se ndihma për ekuipazhin e e peshkarexhës ka ardhur me rreth 1:30-2 orë me vonesë.
"Ajo ka ndodhur rreth orës 04:20. Trageti nuk ka ndaluar fare, është nisur për të ikur. Në momentin kur unë i kam raportuar kapitenerisë, atëherë është kthyer trageti. Personat kanë qenë rreth 1:30-2 orë në ujë. Përplasja ka ndodhur në jug të Sazanit rreth 1 milje e gjysëm. Unë isha te peshkarexha tjetër. Ne kërkonim aty, pastaj erdhi policia, roja bregdetare." shprehet peshkatari
Ndërkohë pak kohë pas përplasjes edhe trageti është kthyer ne vendin ku ndodhi aksidenti, teksa pasagjerët që ndodheshin në bord tregojnë për ngjarjen.
“Kur kam dëgjuar zhurmën e tragetit, dola jashtë dhe nuk pashë gjë. Pastaj hyra prapë brenda. Trageti u largua. Në det kemi ndenjur për rreth 1 orë. Nuk e di kush i shpëtoi peshkatarët, ose dolën vetë, ose erdhi ndihma.” shprehet një prej pasagjerëve
Trageti i përfshirë në aksident nuk e ka vijuar itinerarin e tij teksa është kthyer në kalatën e portit të Vlorës, ndërsa drejtuesit e tij po merren në pyetje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
