TIRANE - Dy javë nga tragjedia në Adriatik ku trageti "Norman Atlantic" u përfshi nga flakët gjatë lundrimit dhe ku humbën jetën 11 persona, kryeprokurori Aadriatik Llalla ka zhvilluar një takim pune me zëvendësprokurorin e Barit Ettore Cardinali.
Zëvendësprokurori i Barit, prej të cilës po kryhen hetimet në lidhje me çka ndodhi në "Norman Atlantic" ka kërkuar nga autoritetet shqiptare dhe sekuestrimin si provë materiale të varkës së shpëtimit të tragetit e cila ka dalë në bregdetin shqiptar në zonën e Semanit.
Kjo varkë e cila mbahet nën ruajtien e policisë pas vëzhgimit nga hetuesit shqiptarë ka rezultuar se nuk ka pasur asnjë viktimë apo shenja të personave që kanë qëndruar aty, por paçka kësaj kjo varkë tashmë me letër pororsi do të transferohet në Bari ku po kryhen dhe hetimet.
Gjatë bisedës kreu i akuzës shqiptare ka shprehur mbështetjen e institucionit që ai drejton që nëse do jetë e nevojshme dhe do të kërkohet Prokuroria shqiptare do mbështesë homologët italianë teksa nuk munguan dhe vlerësimet në lidhje me procedurat e shpejta të sekuestros të kreyra në territorin shqiptar për llogari të akuzës italiane në Bari.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Norman Atlantic" ende në flakë brenda tragetit 1200 ton karburant