VLORE - Trageti linjës Vlorë-Brindizi prej 10 ditësh nuk e vijon itinerarin e tij, duke penalizuar të gjithë ata emigrantë që zgjedhin këtë linjë për të ardhur në Shqipëri për pushime ose për tu nisur drejt Italisë.
Trageti i kompanisë Red Star Ferris 5 ditë qëndroi në Brindizi me pretesktin e një remonti, ndërsa kur u kthye në qytetin e Vlorës ai u vendos në kalatë dhe prej pesë ditësh nuk kryen asnjë udhëtim, teksa drejtuesit e agjensisë pohojnë se ai ka pësuar një defekt.
Ky fakt ka dhënë impaktin e tij në qytetin bregdetar ku prej një muaji është çelur edhe sezoni turistik. Drejtori i portit të Vlorës, Xhevahir Çeloaliaj, teksa pohon se është dijeni të këtij problemi pranon se mosfunksionimi i kësaj linje ka penalizuar ekonominë e qytetit, ndërsa shton se do merren masa ndëshkuese.
“Në këto kushte për aq sa interesoheni dhe për aq sa është krijuar, kjo është vetëm një kompani, e parregullt me këtë gjendje që e konstatojmë përditë. Ne kemi bërë penalitetet e parashikuara në kontratë por ato besoj se nuk e ndryshojnë të gjithë këtë gjë. Këtu duhet të ketë konkurencë. Këtu është shmangur konkurenca. Është krijuar e gjithë fryma për ta evituar konkurencën por ne po punojmë që këtu të ketë konkurencë për këtë lloj shërbimi.” tha Çeloaliaj
Kjo nuk është hera e parë që kompania Red Star Ferris, e cila ka monopolin e linjës Vlorë-Brindizi nuk e kryen rregullisht itinerarin e saj.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com