Një avion i linjës “Ethiopian Airlines” me 157 persona në bord, nga të cilët tetë pjesëtarë të ekuipazhit, është rrëzuar mëngjesin e sotëm në Kenia 6 minuta pas ishte ngritur në fluturim, teksa nuk ka asnjë të mbijetuar.
“Nuk ka të mbijetuar nga bordi i avionit që transportonte pasagjerë nga 33 shtete”, tha transmetuesi shtetëror Eitiopian, duke cituar një burim nga kompania ajrore.
Avioni u nis nga kryeqyteti i Kenias në orën 08:38 të mëngjesit teksa pas 6 minutash ka humbur komunikimet me kullën e Kontrollit.
Avioni është rrëzuar në juglindje të qytetit Addis Abeba, ndërsa mësohet se pasagjerët ishin të 32 shtetësive të ndryshme.
Nga rrëzimi i aeroplanit nuk pati asnjë të mbijetuar. 32 kenianë, 18 kanadezë, 8 amerikanë dhe 7 britanikë janë identifikuar tashmë mes viktimave.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të avionit.
Në 3 dekada, ky është aksidenti ajror i tretë që përfshin avionët e kësaj kompanie. Sipas të dhënave të Aviacionit Civil Planespotters, Boeing 737- MAX 8 ishte një avion i ri, që iu dorëzua linjës ajrore në nëntor. Boeing 737- MAX 8 është i njëjti model i avionit që u ngrit në tetor nga Xhakarta dhe u rrëzua në detin Java disa minuta më vonë, duke vrarë të gjithë 189 njerëz në fluturim e linjës Lion Air.
Komente











