Tragjedi në futboll, përplasja e autobusit i merr jetën portierit dhe trajnerit! Pezullohet kampionati

Tragjedi në futboll, përplasja e autobusit i merr jetën portierit dhe trajnerit! Pezullohet kampionati

Autobusi i përmbysur dhe portieri Zakaria Bouziani

ALGJERI - Tragjedi në futbollin e Algjerisë. Autobusi i ekipit të MC El Bayadh u përfshi në një aksident rrugor dhe për fat të keq një prej portierëve të skuadrës dhe ndihmëstrajneri ndërruan jetë, teksa dhjetë lojtarë të tjerë u lënduan.

Në aksident, siç raporton “Foot Algérie”, humbën jetën dy persona. Portieri Zakaria Bouziani dhe ndihmës trajneri Khaled Zitouni. Klubi algjerian, nëpërmjet kanaleve të komunikimit bën të ditur se gjendja e pjesëtarëve të mbetur të ekipit nuk është shqetësuese.

Aksidenti ndodhi ndërsa skuadra udhëtonte në veri të vendit për në Tizi Ouzou për ndeshjen kundër JS Kabylie, tha Federata Algjeriane e Futbollit. Federata gjithashtu tregoi se autobusi u rrëzua në Tiaret, rreth 150 kilometra (90 milje) nga bregu i Mesdheut, por nuk dha detaje mbi shkakun.

Si shenjë respekti Federata vendosi të "pezullonte të gjitha aktivitetet e futbollit në mbarë vendin këtë fundjavë në të gjitha ligat dhe garat". Ata shtuan se shorti për raundin tjetër të kompeticionit kryesor të kupës së Algjerisë, i cili ishte planifikuar për më 26 dhjetor, tani do të hidhej në një datë të mëvonshme.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë