Tragjedi në Hamburg, shembet skela në një kantier, humbin jetën katër punëtorë shqiptarë

Tragjedi në Hamburg, shembet skela në një kantier, humbin jetën katër punëtorë shqiptarë

Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në lagjen moderne të “HafenCity” të Hamburgut. Sipas raportimit të mediave gjermane katër punëtorë shqiptarë kanë humbur jetën pas shembjes së një skele në një kantier të madh ndërtimi.

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi të hënën në mëngjes. Media gjermane BILD raporton se një prej viktimave nuk është nxjerrë dot ende nga rrënojat.

700 punëtorët që punojnë çdo ditë në kantierin e madh të ndërtimit të qytetit Hafen u urdhëruan të evakuoheshin menjëherë në vendin ku ndodhi tragjedia. Aksidenti i rëndë në punë ka ndodhur rreth orës 09:10 me orën gjermane dhe punëtorët kanë evakuuar kantierin e ndërtimit “Chicagostrasse”, transmeton “Focus” i Gjermanisë.

Skela ku po punonin shqiptarët në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori. Tre prej shqiptarëve humbën jetën menjëherë si pasojë e mbetjeve që u ranë sipër dhe janë nxjerrë. Personi që nuk është nxjerrë ndodhet i mbuluar nga rrënojat. Fillimisht doli lajmi se viktimat ishin bullgarë, por më vonë autoritetet njoftuan se bëhej fjalë për shqiptarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:42
Shembja e skelës në një kantier ndërtimi, policia gjermane: Tre prej viktimave të aksidentit fatal janë shqiptarë

1698763570_image380.jpg

Policia gjermane ka konfirmuar se tre prej 5 viktimave të aksidentit të rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut janë shqiptarë. Policia sqaroi për mediat gjermane se 3 viktimat nuk ishin me shtetësi bullgare, por shqiptarë, ndërsa nuk dihen identitetet e tyre.

"Të dhënat personale të dy viktimave dhe të të plagosurit rëndë janë siguruar, tha një zëdhënës i policisë të martën. Detajet personale të dy viktimave të tjera janë ende në pritje. Policia kundërshtoi informacionin paraprak  se viktimat ishin bullgarë", shkruajnë mediet gjermane.

S.S/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 01/11/2023 10:50

    Kështu është kur punon me letra fallco, të Bëjnë Bullgar .. Ngushëllime familjeve..

    Përgjigju
  • Alb: 31/10/2023 18:03

    Per nje jete ma te mir

    Përgjigju
  • Ex: 31/10/2023 16:20

    di njeri emrat ju lutem

    Përgjigju
    • Marsel: 01/11/2023 04:39

      Ngushullime families njeri prej djemve e njihja

  • Gentos: 31/10/2023 16:04

    Ngushellime

    Përgjigju
  • Tani: 31/10/2023 15:46

    Nuk jane bullgare por shqiptare. Punojne me letra fallco bullgare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë