Në aksidentin tragjik rrugor që ndodhi pasditen e së mërkurës në autostradën Shkup – Tetovë, mësohet se na mesin e viktimave është edhe djali i deputetit Blagojce Trpevski, në rradhët e partisë opozitare në Maqedoni LSDM-së,(Lëvizja Social Demokrate në Maqedoni) Jovica Tërpevski, raportojnë mediat maqedonase.
Një ditë më parë në Maqedoni, ku një autobuz doli nga rruga duke u përmbysur në aksin rrugor Shkup-Tetovë, ku 14 persona mbetën të vdekur, 7 prej tyre në vendngjarje ndërsa ende nuk dihet shkaqet e aksidentit . Ndërkohë, policia vendase po heton për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje tragjike.
Ndërsa këtë të enjte nga ora 12:00, pritet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme edhe në Komunën e Gostivarit, për rastin tragjik ku humbën jetën 14 persona dhe mbetën të plagosur dhe 28 të tjerë nga aksidenti i autobusit në autostradën Shkup – Tetovë.
Lajmi kryesor: