Një aksident tragjik ka ndodhur në ishullin portugez të Madeira në Portugali, ku një autobus i mbushur me tursitë ka dalë nga rruga duke lënë të vdekur plotë 28 persona. Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë bregdetare të quajtur Konicos.
"Ka viktima, por informacioni për numrin e viktimave ende nuk është i sigurt", tha agjencia për agjencinë e lajmeve Lusa, Filipe Sousa, kryebashkiaku i Kanicos ku ndodhi aksidenti. Imazhet në mediat portugeze tregojnë autobusin e bardhë të përmbysur dhe të rrethuar nga zjarrfikësit. Drejt vendngjarjes kanë shkuar mbi 19 ambulanca për tu ardhur në ndihmë të mbijetuarve.
Mes viktimave dyshohet se janë 17 gra dhe 11 burra ku shumica e viktimave janë gjermanë. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet përfundimtare të aksidentit por dyshohet se autobusi me tursitët gjerman është përplasur me një autobus tjetër dhe më pas ka dalë jashtë rruge.
Komento