Tragjedi në Serbi, mjeti i rëndë i ushtrisë shtyp makinën, humbin jetën 5 persona, mes tyre 3 fëmijë

Tragjedi në Serbi, mjeti i rëndë i ushtrisë shtyp makinën, humbin jetën 5 persona, mes tyre 3 fëmijë

Foto nga aksidenti

SERBI-Një aksident i rëndë ndodhi në rrugën Kralevë-Rashkë në Serbi drekën e sotme, ku kanë humbur jetën 5 persona. Makina e rëndë ushtarake u përplas me një mjet tip "Ford" me të cilin po udhëtonin viktimat.

Mësohet se nga ky aksident kanë humbur jetën babai, tre fëmijët e tij të vegjël dhe një fqinj që shoqërohej bashkë me ta. Në makinë ndodhej edhe nëna e fëmijëve e cila po lufton për jetën në spital.

Fëmijët i përkisnin moshave 1, 7 dhe 10-vjeç. Gjithashtu bëhet me dije se 54-vjeçari me inicialet M.V., që drejtonte mjetin e rëndë ushtarak është arrestuar. 

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, duke qenë se në momentin e aksidentit mjeti ushtarak ka qenë në anën e majtë të rrugës dhe nuk është zbuluar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Në vendngjarja ka mbërritur policia për të hetuar ngjarjen./N1Info.rs

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament