Një 44-vjeçar në SHBA, ka vrarë tre fëmijët e tij, bashkëshorten dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij.
Mediet në vend shkruajnë se familja pesë anëtarëshe u gjet e pajetë në shtëpinë e tyre në Phoenix të SHBA-ve, raporton NewYorkPost.
Autori Jasen Michael Hudgens vrau gruan e tij 40-vjeçare Marla Jordan Hudgens, djalin e tyre 3-vjeçar Christopher dhe binjakët e tyre 6-muajsh, Gwen dhe Faye, raportojnë mediet vendase.
Sipas People, dadoja e fëmijëve ka qenë ajo që ka gjetur trupat dhe ka lajmëruar policinë.
Sipas raportit të Policisë, dyshohet se autori ka vrarë familjen e tij dhe më pas veten me një lloj gazi helmues.
Miqtë e Marla Hudgens thanë se martesa e saj dhe Jasen nuk po shkonte shumë mirë dhe ajo donte t'i jepte fund martesës së tyre, por ata kurrë nuk menduan se kjo gjë mund të përfundonte në tragjedi.
Komente








