21 janari, avokati: Nëse ka prova që të çojnë te zyrtarë të lartë të hetohet nga SPAK! Hetimi i prokurorisë jo i plotë, çështja të rihapet

Vrasje e 4 protestuesve të opozitës më 21 janar të vitit 2011 në bulevard, kohë kur qeveriste Sali Berisha, duhet të hetohet nga SPAK nëse ka prova që të çojnë tek zyrtarë të lartë. Kështu thotë avokati Redi Ramaj, i ftuar në emisionin ‘Shtypi i Ditës’ me Andi Kapxhiun në Report Tv, ndërsa shton se hetimi i prokurorisë ka qenë jo i plotë dhe në gjykimin e tij është momenti që të rihapet çështja.

‘Është një tema që shqetëson mjaft qytetarët. Është një temë e cila në vetvete te gjithë kur e mendojnë si ngjarje thonë nuk është bërë drejtësi. Është bërë një hetim dhe vajti deri në momentin e dënimit të disa anëtarëve të gardës. Me sa kam dijeni predha e njërit prej të vdekurve nuk është identifikuar nga është qëlluar. Edhe presoni i 4 nuk është gjetur nga ka ardhur predha. Nëse ngjarja e 21 janarit lidhej vetëm më gardën apo me drejtuesit e shtetit. Në momentin që prokuroria nuk e çon deri në fund hetimin dhe nuk kryen një hetim që të jetë i besueshëm tek qytetarët, nuk është thjeshtë për të dënuar dikë,. Familjet e atyre që kanë vdekur duan të marrin drejtësi. Në momentin që prokuroria ka bërë një hetim jo të plotë në gjykimin tim, është momenti për ta rihapur çështjen.

Nëse ka prova dhe indicia që të çojnë në zyrtarë të lartë atëherë SPAK përfshihet automatikisht në këtë çështje. Ka tentativa të reja për të nxjerrë prova të reja. Nëse ka një provë bruto, gjë që mund të na çojë në zbulimin e fakteve të reja atëherë automatikisht prokuroria mund ta nisë hetimin. Duhet të hetojmë për persona të tjerë që nuk janë gjykuar dhe hetuar deri tani he për fakte të reja. Këto dy element të çojnë në hapjen e një çështje të re. Faktet e reja mendoj se janë një indicia për të kërkuar drejtësi. Edhe qytetarët kërkojnë drejtësi.’- u shpreh Ramaj.

Duke u ndalur tek institucionet e reja të drejtësisë, Rama tha se SPAK ka detyrë morale për të hetuar 21 janarin. Për avokatin çështja e hetimit të 21 janarit u transformua në momentin e parë të hetimit duke manipuluar provat.

‘Nëse flas si qytetar drejtësia e re dhe gjithë mekanizmi që u bë me organet të pavarura nga politika. Mendoj se SPAK ka detyrën morale për të hetuar jo vetëm 21 janarin, por edhe çështje të tjera Të hetohen dhe gjykohen persona që janë lidhur edhe me vrasje. Është detyrë e SPAK. A ka prova sot? A ka audiopërgjim? Duhet të shohim nëse ky material është i plotë? Mendoj se duhet të hetohet se kush e ka, kush e posedon dhe çfarë forme është. Gjithë çështja u transformua që në momentin e parë të hetimit, me formën si u veprua me prokurorisë dhe policisë.’- u shpreh Ramaj.

Prej ditës së premte në disa media, kryesisht sociale, qarkun transkriptim i një dialogu të zhvilluar më 21 janar 2011 nëpërmjet radiove, mes komandantit të Gardës të asaj kohe, Ndrea Prendi dhe disa oficerëve. Pretendohet se bëhet fjalë për një audio-përgjim por që në fakt është një tekst pa audio.

12 vite kanë kaluar nga 21 janari, një prej ngjarjeve që ka shënjuar më së shumti historinë e të paktën këtyre 32 viteve demokraci në Shqipëri, krimi i rëndë i kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja