SHKODER- Tragjedia e 9 janarit shënon sot viktimën e 29-të. Lena Grizhaj, motra e Mark Grizhaj, i cili së bashku me nusen e tij humbi jetën në gomonen e mbytur në Karaburun u vetëhelmua në Torovicë të Lezhës.
Më 9 janar 2004 gomonia me të cilën po udhëtonin 36 klandestinë për të kaluar përtej detit për një jetë më të mirë u mbyt dhe viktimat ishin nga Shkodra. Ndërsa familjarët e viktimave shprehen të zhgënjyer sepse përgjegjësit e tragjedisë nuk janë ndëshkuar. Familja Grishaj, e cila në tragjedinë e 9 janarit ka humbur djalin e saj Gjin Grishaj së bashku me të fejuarën e tij, trupat e të cilëve konsiderohen të zhdukur, është e tronditur nga kjo ngjarje. Babai i Lenës, Mark Grishaj fajëson sistemin e drejtësisë dhe qeveritarët e asaj kohe, pasi sipas tij janë shkaktarë të tragjedisë së radhës në familjen e tij.
Atëherë kur ndodhi tragjedia Lena Grizhaj ishte vetëm 13 vjeçe. Nëntë vjet më vonë, nga humbja e vëllait të saj Mark Grizhaj dhe nuses së tij, Lena aktualisht 22 vjeçe u vetëhelmua. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i shoqatës “9 Janari”. Mesnatën e djeshme (8 janar), duke u gdhirë 9 janari, vajza kishte pirë helm. 22 vjeçarja është dërguar në Tiranë me urgjencë për mjekim më të specializuar, por nuk arriti të mbijetonte. Lena Grizhaj ndërroi jetë mesditën e sotme në Spitalin Ushtarak.
Vajza mendohet se është vetëhelmuar me fostoksinë për shkak të hidhërimit të humbjes së vëllait të saj në tragjidinë e 9 viteve më parë. Dyshohet se familja Grishaj e mbante helmin në banesë për shkak se e përdornin për parcelat me misër.
FAMILJARËT: PËRGJEGJËSIT PUNOJNË NË SHTET
Ndonëse kanë kaluar 9 vjet nga tragjedia familjarët e viktimave, të cilat kanë ngritur dhe shoqatën “9 Janari” shprehen të indinjuar sepse përgjegjësit e kësaj tragjedie vazhdojnë të jenë pjesë e strukturave të shtetit. Familjarët e viktimave protestuan dje para prefekturës së Shkodrës dhe në një deklaratë për mediat i kërkuan shtetit të bëjë transparencë pasi drejtësia e munguar është një plagë e hapur për të afermit e viktimave të 9 janarit.
“Jemi më të trishtuar, fyer e poshtëruar sepse pjesëtarë të strukturave të shtetit edhe pse plotësisht të identifikuar nuk u vunë para ligjit, por vazhdojnë të jenë pjesë e këtyre strukturave.”- thotë Nikollë Mhillaj, përfaqesues i Familjareve te Viktimave të 9 Janarit.
Ata shprehen se në dosjet penale apo civile që lidhen me këtë cështje gjenden fakte që vertetojnë se kush janë përgjegjësit. Më 11 nëntor Policia italiane arrestoi një 31 vjecar i cilësuar si skafisti i tragjedisë së 9 janarit 2004, në brigjet e Karaburunit.
FATKEQËSITE NE GRIZHAJ
Familja Grizhaj, në Torovicë të Lezhës, është një nga familjet më të dëmtuara nga tragjedia e 9 Janarit. Mark Grizhaj kryefamiljar i kësaj familje humbi djalin dhe nusen në natën e ftohte te 9 Janarit te 2004-tes. Por fatkeqësitë pasuan në këtë derë. Para një vit, ai humbi edhe bashkëshorten dhe djalin tjetër, të cilët gjetën vdekjen duke u vetëflijuar.
Aktualisht në familjen e ardhur nga Vermoshi i Malësisë së Madhe, dhe që prej disa vitesh jeton në Torovicë janë dhe 3 djem.
VIKTIMAT E TRAGJEDISE
Liza Martini, 35 vjeçe, Shkodër qytet
Alfred Lleshi 19 vjeç, Vau i Dejës, Shkodër
Paulin Pushimaj 21 vjeç, Vau i Dejës,Shkodër
Tom Gjoni 18 vjeç, Gomsiqe, Vau i Dejës, Shkodër
Gëzim Fusha 18 vjeç, Abat, Dukagjin, Shkodër
Liza Prenga 37 vjeçe, Dajç, Shkodër
Arben Prenga 24 vjeç, Dajç Shkodër
Rasim Miruku 55 vjeç, Dajç, Shkodër
Besmira Miruku (Dibrati) 16 vjeçe, Dajç, Shkodër
Sadik Doçi (Rakaj) 24 vjeç, Shkodër, qytet
Gëzim Kurtaj 33 vjeç, Golem, Shkodër
Oltion Jacaj 23 vjeç, Dobraç, Shkodër
Ridvan Lumaj 16 vjeç, Shkodër, qytet
Mark Ndou 18 vjeç, Shkodër
Tonin Toka 19 vjeç, Bardhaj, Shkodër
Marlen Mhillaj 20 vjeç, Shkodër, qytet
Dritan Hetaj 32 vjeç, Shkodër, qytet
Agron Markaj 24 vjeç, Rrjoll, Malësi e Madhe
Shpëtim Dizdari, 34 vjeç, Pukë, banues në Shkodër, 20
Skafisti nga Vlora, Ndue Sanaj, 21 vjeç, Shosh, Shkodër
Artan Sagrini 33 vjeç, Shkodër, qytet
Arian Gjilaj, 29 vjeç, Golem , Shkodër
Marjana Zajeti 18 vjeçe, Shkodër, qytet
Kreshnik Bjeshka 25 vjeç, Shkodër, qytet
Fahrije Mehemeti (Dizdari) 34 vjeçe, Gruemirë, Malësi e Madhe
Gjin Grizha 19 vjeç, Kelmend, Malësi e Madhe
(Niçaj) 16 vjeçe, Malësi e Madhe.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Në nëntor 2012 Italia arrestoi skafistin