VIDEO/ Tragjedia e 'Bayesian' rrezikon përsëritjen, momenti kur megajahti 127 mlm USD i miliarderit rus të ‘Gazprom’, përplaset me skafin në Turqi

Turqi- Pa u harruar mirë tragjedia e superjahtit “Bayesian”, që u fundos muajin e kaluar (19 Gusht) në brigjet e Porticello të Italisë, duke marrë jetën e pronarit miliarderit britanik Mike Lynch, vajzës së tij dhe 5 anëtarëve të stafit, një tjetër rrezikoi të ndodhte në Mesdhe.

Këtë herë në hapësirën detare të Turqisë, teksa megajahti 127 milionë dollarësh i një tjetër miliarderi të njohur, u përplas me një tjetër shumë herë më të vogël, tip skafi.

Aksidenti ujor u kap edhe nga filmimi në një video si më sipër, ku pamjet tregojnë jo vetëm incidentin që për pak nuk përfundoi në tragjedi, por edhe panikun e pasagjerëve në bord, shkruan “La Repubblica” sot (4 Shtator).

Ngjarja ndodhi në Gjirin e Bodrumit, kur megajahti “Lürssen Ice”, 90 metra e gjatë dhe në pronësi të oligarkut rus Suleiman Kerimov, një aksioner i Gazprom, u përplas me mjetin lundrues “A. Mey”.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të bllokimit të timonëve të jahtit të madh dhe zhurma e përplasjes është dëgjuar deri në breg. Videot e përplasjes u bënë virale në rrjetet sociale, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Djali vret babain në Shenavlash të Durrësit! Trupi i pajetë gjendet në një pus

Djali vret babain në Shenavlash të Durrësit! Trupi i pajetë gjendet në një pus