Një ngjarje e rëndë është shënuar në Australi ku një çift të rinjsh britanik janë ndarë nga jeta në mënyrë tragjike. Sipas mediave mësohet se një grua britanike është gjetur e vdekur, një ditë pasi i dashuri i saj u vra në një aksident rrugor.
Mësohet se Alice Robinson i ka dhënë fund jetës së saj, pasi i dashuri i saj 29 vjeçar Jason Francis, u godit pak metra larg shtëpisë së tij nga një makinë e drejtuar nga një punonjës i shpërndarjes së picave, të shtunën rreth orës 20:00.
Ajo kishte pritur që ai të kthehej nga një mbrëmje me shokë kur i riu 29-vjeçar u përplas nga një Volksëagen Jetta drejtuar nga një 18-vjeçar, duke humbur jetën. Ajo dëgjoi sirenat e ambulancës dhe më pas mësoi edhe për vdekjen e të dashurit të saj ku e dëshpëruar i ka dhën fund jetës.
Ndërkohë, mësohet se një faqe online kanë vënë në dispozicion një numer llogarie për të ndihmuar familjen e çiftit britanik, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike pak ditë para Krishtlindjes.
Çifti i ri kishte qenë së bashku prej gati tetë vite dhe një vit më parë ishin zhvendosur për të jetuar nga Shropshire, në Angli.