Vetëvrasja e polices! Arrestohet i dashuri, shkoi i pari në banesë dhe fshiu nga celulari i saj SMS që kishte shkëmbyer me të

Armën të cilën e kishte marrë me betimin për t’i shërbyer të tjerëve, efektivja 21-vjeçare Aldorjana Loshi e përdori kundër vetes. Motivin që e shtyu drejt këtij akti ekstrem, e ka marrë me vete. Por disa elementë që mund ta kenë rënduar gjendjen e saj psikologjike, policia është duke i zbuluar.  

I pari që mbërriti në banesën e Aldorjanës të premten pasdite ishte i dashuri i saj. E kishte telefonuar me dhjetëra herë, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Me dyshimin se diçka nuk shkon, Endri Nika 28-vjeçar, nga Kamza ku banon, u nis drejt lagjes së “Ali Demit” në Tiranë. Asnjë përgjigje pas derës së apartamentit ku 21-vjeçarja jetonte me nënën dhe vëllain. Dyshohet të ketë qenë përafërsish ora 18:00 kur efektivja i dha fund jetës, pak para se i dashuri të mbërrinte në shtëpinë e saj. Orët më herët gjatë ditës mendohet të mos kenë qenë të lehta për efektiven e re. Miq e kolegë thonë jashtë kamerave se çifti kishin debate të vazhdueshme.

Kur u përball me tragjedinë i dashuri 7 vite më i madh se Aldorjana, i telefonoi menjëherë policisë i lënduar. Pa dyshuar mbi të, si njeriu i afërt me vajzën, policia e mori në pyetje për të zbuluar më shumë se çfarë mund ta kishte shtyrë Aldorjanën të qëllonte veten. Vetëm në mbrëmje u bindën se i dashuri i polices Endri Nika kishte bërë veprime që e pengojnë zbulimin e së vërtetës të vështirë për tu zbuluar në rastet e vetëvrasjes. Aty e arrestuan. Faktuan se 28-vjeçari sapo kishte parë të dashurën e pajetë në banesë, kish marrë në duar telefonin e saj duke i fshirë të gjitha mesazhet e shkëmbyera me njëri-tjetrin. Të njëjtën gjë bëri edhe nga telefoni i tij. Se çfarë ka dashur të fshehë, këtë pritet që policia ta zbulojë duke tentuar në një rrëfim të tijin ose në zbërthimin e aparateve celularë për të rikthyer bisedat e fshira.  

E reja, punonte në komisariatin numër 5 në Kamëz prej 1 viti. E donte uniformën dhe përpiqej të vepronte me korrektësi pa gabuar në asnjë rast. Pikërisht gjatë kësaj periudhe dyshohet se ka nisur dhe historia e dashurisë me 28-vjeçarin Endri Nika. Babai i tij punonte në të njëjtin komisariat në Kamës, me Aldorjanën.

Në apartamentin me qira në Tiranë, të gjithë e njihnin një vajzë të qetë. Shpesh e kishin parë të konsumonte kafe në lokal e vetme.  

Ajo që e kishte vrarë gjithmonë, është mungesa e babait, i cili kishte humbur jetën në një aksident rrugor. “Babai është dashuria e parë e çdo vajze”, mbante shënim në krye të faqes së saj në Instagram, efektivja.  Miq, të afërm, kolegë të saj e dashamirës do i japin lamtumirën në një ceremoni në Katedralen e Rrëshenit. Të dielën Aldorjana Loshi do të prehet në vendin e saj të lindjes në fshatin Konaj.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flori: 25/05/2024 14:21

    E paska vrar ai dhe ka dashur te mbuloj gjurmet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës