MIRDITE - Tragjedia në galeritë e HEC-it në Mirditë ku si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor, humbën jetën 3 punonjës ka qenë e paralajmëruar, por nuk u morën masa për parandalimin e saj
Një ditë pas ngjarjes tragjike ka reagur vëllai i, Ndue Legisit, njërit prej viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë, i cili teksa ka hapur dyert e mortit, rrëfen për mediat se kushtet në të cilat punonte i vëllai ishin jashtë çdo standardi.
Ai pohon së punëtorët shqiptar trajtoheshin e pagueheshin si skllevër dhe se kushtet e sigurisë në punë linin për të dëshiruar.
“Si firmë turke kushtet ishim skandaloze. Imagjino të futesh nën tokë 5000 metra thellësi pa asnjë mbrojtje duke filluar që ne Reps, në Thirrë, këtej nga Rubiku komplet zonën se ka punuar vëllai im, tërë kohës ka punuar . Ankohej shpesh herë. Kushtet e vështira, komplet i pa mbrojtur. Me një fjalë jeta është aspak e sigurt. Kam hyrë vetë sepse kam punuar vetë në fakt dhe e di gjendjen.” tha Gjovalin Legisi, vëllai i viktimës Ndue Legisi

(Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes së tragjedisë në Mirditë)
Dyert e mortit i ka hapur edhe familja e Pjetër Dodës, viktimë tjetër të kësaj tragjedie.
Ndërsa për kushtet çnjerëzore të punës në këtë HEC flasin edhe banorët e zonës, të cilët përveç firmës turke “Efato Glu” shigjetojnë edhe pushtetarët vendorë që heshtin përballë kësaj ndodhie të rëndë
“Shkaku i tragjedisë është sepse nuk janë përdorur kushtet teknike, armaturat.” shprehen banorët
Një grup ekspertësh i inspektoriatiti shtetror të punës, pas tragjedisë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisiur punën për zbardhjen e rrethanave të saj.
Në lidhje me ngjarjen ende nuk ka asnjë përson të ndaluar, ndërsa punimet në Hidrecentralin e Qafë-Mollës në Mirditë janë ndërprerë dhe drejtuesit e firmës janë larguar pa lënë gjurmë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO