Tragjedia e kufijve, artistët
trondisin me historinë në BunkArt2

Tragjedia e kufijve, artistët<br />trondisin me historinë në BunkArt2
Historia, konflikti, ëndrrat, dështimi të shprehura përmes performancave mbresëlënëse të artistëve pjesëmarrës të bienales së Mesdheut, prezantohen me veprën Screening Home në mesditën e datës 5 maj në BunkArt 2.
 
Artistët Tasha Bjelic, Juan Galoca, Olivier Cheval, Dor Ziekha Levis, grupi None Futboll Club, Jasmin Vardy e grupi Zeytin Foundanation kanë projektuar në dhomën e konferencave video-instalacione me një tematikë të mprehtë historike dhe sociale. Pjesëmarrësit shprehen se BunkArt2 është vendi frymëzues për shkak se kujtesa e diktaturës në këtë muze krijon një komunikim të brendshëm me veprat e artistëve që prezantohen në kuadër të bienales së Mesdheut.
 
Ja siç e shikojmë, Videoperfomanca e Oliver Sheval, e titulluar “The muzeum is free”, ka personazh një femër avatar që shëtit nëpër një muze virtual të dhunës. Me sytë nga figurat fiktive, shikuesit e videove të instaluara arrijnë të ndjekin njëherësh një galeri filmike dhe fotosh të dhunës dhe tmerreve të SHBA pas vitit 1945, ku shfaqen, jo vetëm bombat Atomike të Hiroshimës dhe vrasja e e Kennedy-it, por edhe imazhe nga Lufta e Vietnamit, sulmet ajrore në luftën e Irakut e më gjerë. Kur sheh gjurmët e këtyre luftërave të përmbyset bota...
 
Lind pyetja, ne njerëzit vërtetë jemi kaq të çmendur.. Duke parë këtë video-instalacione arti shërben si instrument që të kodojë mesazhet për të ruajtur gjurmët e historisë së vërtetë, e cila ka ndryshuar në variantin e dokumentuar. Gruaja Avatar sheh një botë që ka qenë e braktisur, ku njerëzit kanë treguar vetëm vullnetin për të për të shkatërruar. Një tjetër mesazh që merret nga puna e Cheval-it sipas këtyre imazheve është nëse po i afrohemi një inteligjence artificiale dhe në këtë rast a është inteligjenca artificiale është në gjendje për të fituar pjesëmarrjen të njëjtë emocionale me imazhet që sheh.
 
Para kësaj perfomance të artistit Oliver Sheval ndihesh nën pushtetin e reflektimeve që të bëjnë të mos ta duash kurrë luftën. Interesante është sesi e ka trajtuar historinë artisti Bady Dalloul. Puna e tij me një seri të fshirash e vizatimesh ne një hartë të Mesdheut të kujton tragjedinë e kufijve të rajonit e më gjerë.
Loja artistike në këtë hartë të Mesdheut jepet me një pamje ironike të kufijve, ku autori vizaton lëvizjen historike të tyre, dhe pastaj i fshin këta kufij nga harta, i rivendos dhe i shuan.
 
Vendet e Mesdheut dhe rajonit përfshi dhe Shqipërinë, Greqinë dhe Serbinë tjetërsohen, duke iu hequr kufijtë. Këta kufij harrohen dhe pas kësaj nuk krijon dot më asnjë profil të ndonjë një kombi. Artisti Bano thotë se këtë punë e lidh me tragjedinë e emigrantëve sirianë. Kjo është vetëm intriga e veprës, sepse duke parë këto perfomanca mund të shkosh shumë më përtej deri tek koncepti i thyerjes së kufijve, paragjykimeve, barrierave që historia pa asnjë sistem logjik i ka ngritur e frymëzuar nga burra të mëdhenj. 


[gallery]22125[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë