POGRADEC- Dy ditë pas tragjedisë së ndodhur në një minierë në Pogradec ku humbën jetën 5 të rinj (mes tyre 3 vëllezër dhe dy kushërinj), ka nisur procedimi penal ndaj drejtuesit të “Albminiera” dhe rojes së galerisë. Ndaj drejtuesit të “Albminiera” me iniciale B.M, 59 vjeç, tashmë ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Po kështu në procedim penal në gjendje të lirë është edhe roja i galerisë me inicialet A.J, 47 vjeç.
Dy personat e proceduar 59-vjecari, me inicialet B.M, dhe 47-vjeçari me inicialet A.J, akuzohen për shpërdorim detyre.
Sipas policisë, drejtuesi dhe roja i “Albminiera” s’kanë marrë masat për mbylljen e galerisë, dhe si pasojë e mosveprimit të tyre janë futur në galeri 5 personat që humbën jetën, si pasojë e asfiksimit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com