Tragjedia e tërmetit në Turqi, Veliaj: Do vendosim një çadër për këdo që dëshiron të ndihmojë popullin turk

Tragjedia e tërmetit në Turqi, Veliaj: Do vendosim një çadër për këdo që dëshiron të ndihmojë popullin turk

Një grup me pesë ekspertë të emergjencave të Bashkisë së Tiranës iu bashkua grupeve të ndihmës në Turqi. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj bën të ditur se këtë fundjavë, Bashkia e Tiranës do të vendosë një çadër për këdo që dëshiron të dhurojë dhe ndihmojë popullin turk.

Më herët, ai zhvilloi sot një vizitë në Ambasadën e e Turqisë për të shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit të rëndë. Veliaj la edhe një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës.

“Shpreha ngushëllimet e mia në Ambasadën e Turqisë për viktimat e tërmetit të rëndë, që goditi vendin mëngjesin e 6 shkurtit.  Lutem për rimëkëmbje sa më të shpejtë për të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi. Sot një grup me pesë ekspertë të emergjencave nga Bashkia e Tiranës, iu bashkua grupeve të ndihmës në Turqi. Këtë fundjavë, Bashkia e Tiranës do të vendosë një çadër për këdo që dëshiron të dhurojë dhe ndihmojë popullin turk. Jemi me ju”, shkruan Veliaj në rrjete sociale.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025