TIRANE - Studioja modeste e Janaq Paços ndahej në dy pjesë, me anën e një perdeje, ku përtej saj, në fshehtësi dhe në botën e tij artistike ai skaliste me mjeshtëri nudot femërore të përsosura. Vetëm pakkush i kishte parë dhe dinte për to. Janaq Paço përgatiste veprat e artit për të realizuar projektin e tij arkitekturor, të projektuar rreth viteve 1940, dhe më tej.
Ai kishte paraqitur e konceptuar një qendër të Tiranës, me kompleksin e ministrive të dekoruara me skulptura dhe vepra arti, Paço kish mendur që qendra e kryeqytetit të tij Tiranës, të qe më e bukur se ajo e Romës. Dhe me të vërtetë, kjo skicë arkitekturore e projektuar nga dora e artistit të madh, na bën të ëndërrojmë sesi do të ishte kryeqyteti ynë sot, me një shatërvan edhe më të bukur se “Fontana di Levi”. Ky projekt i madh, fle i mbyllur në shtëpinë e vogël të artistit, pengun e të cilit e mori me vete përtej kësaj bote, së bashku me shumë të tjerë.
Në agun e një mëngjesi të zymtë, skulptori me flokët e hirtë, dhe pamje fisnike, pas një traume psikologjike dhe me heshtjen që e pllakosi për një kohë të gjatë, i dërmuar nga ankthi dhe pagjumësia, do të gjente forcë të thyente 15 nga kryeveprat e tij. Nudot femërore, një përsosmëri e artit klasik dhe modern europian, sjell prej tij në Shqipëri. Ditë të tëra zërat e çjerrë të kasnecëve të shiut ulërinin në memorjen e artistit.
“Ç’janë këto femra të zhveshura, që ke berë , hë… pse hesht? i dimë i dimë të gjitha ato që ti gatuan atje në qoshen e studios tënde, mbuluar me perde. Këtej bën heronj, andej pornografi, kujt do t’ja hedhësh ti? Aa mund të rinë bashkë heronjtë me këto lavire lakuriqe prej allçiu? Tani, do ti thyesh vetë me dorën tënde, pa tu dredhur dora fare….se ndryshe …do ti thyejmë ne…dhe po i thyem ne…do të thyejmë dhe kokën bashkë me to…në mos të shdukim larg, të mos shohësh vetëm një copë qiell……
Këto qenë fjalët që zhurmonin në hetuesinë e Tiranës, nga persekutorët të cilët më vonë u hoqën më të persekutuar se viktimat e tyre.
……. Për një çast iu drejtua heroit kombëtar, i kërkoj ndihmë forcës së tij, por ai nuk mundi, përveçse i fali nga lavdia e tij, e ç’mund të bënte tjetër?(në një çast ju duk sikur pëshpëriti, “ atdheu është atdhe edhe kur të vret”-dikush tjetër –artist si ai, Kuteli i madh e kish thënë, se edhe atë e kishin vrarë bashkë me veprën, kohë më parë) Pranë Moisiut të madh iu kujtuan vargjet monumentale,“ Të rrosh apo të mos rrosh, kjo është çështja”. Tashmë, Ai skish frikë nga vdekja, shpesh herë e kish pasur pranë, por fëmijët e tij duhet të jetonin, duhej patjetër, këtë ai e dëshironte shumë….
Një zhurmë e fortë do të gjëmonte brenda atij tempulli të bardhë. Por askush nuk dëgjoi nga jashtë, asnjeri nuk pa ç`u bë në këtë studio të mënjanuar, nuk doli asnjë klithmë e mbytur larg, veç mjegullës që u krijua prej pluhurit të bardhë të allçisë. Klithmat e statujave të përkora femërore, i dëgjoi vetëm Ai, ndërsa vajin e tij të brendshëm se dëgjoi askush përveç krijesave të tij të coptuara, këmbë e duar, copëza hijesh dhe kurbash të lakuara femrash të hijshme të brishta, e të pafajshme njësoj si modelet e tyre, ai i kish prekur, punuar, përsosur me duart e tij, dhe tani gjendeshin të shpërndarë në çdo kënd të studios.
Thyerja e veprave të tij po me dorën që i ngriti, ishte vetëvrasja më e rëndë që mund t`i ndodhë një artisti, atë mëngjes të 23 qershorit të vitit 1977. Pas kësaj gjëme të denjë për një muzën holokausti komunist të artit... Artisti i dhembshur mundi të shpëtonte vetëm disa nga kokat e tyre, pjesën më të pafajshme, fytyrat engjëllore, si nëna, motra, Afërdita, artistet, gruaja, perëndeshat e tij. …
Ekspozita e hapur tek Piramida “e Keopsit” në fillimet e demokracisë në vitin 1993, ishte një sfidë që i bënte skulptori dhe arti i tij, diktaturës dhe diktatorëve, të cilët zhduken dhe harrohen një ditë por arti dhe artistët, kurrë.
Nudo ishin fotografuar nga Pleurat Sulo, me dijeninë e vetë skulptorit. Edhe pas thyerjes së tyre, Janaq Paço e thirri përsëri ish nxënësin e tij profesionist, të fotografonte nudot e thyera. Janaq Paço, kërkoi ti kishte vetëm fotot e nudove të plota, fotot e tjera i duheshin të tjerëve, që të kënaqnin egon e tyre. Ka zëra konkretë që thonë, se studion e z. Sulo, e bastisën dhe e kontrolluan imtësisht, punonjësit e sigurimit te shtetit, ndaj disa prej artistëve dhe njerëzve të fotografuar prej tij u thirrën dhe u kërcënuan në bodrumet e tmerrshme të hetuesisë.
Ndoshta kanë ndodhur aty fotot që ja tundën në fytyrë Janaq Paços, ndoshta diçka tjetër ndodhi. Ai që di të vërtetën, mbase do e marre me vete në botën tjetër. Ndokush do të rrëfehet një ditë përpara frymës së fundit. Një gjë është e sigurt se Janaq Paço, student perëndimor artist dhe njeri i rrallë, sigurisht që survejohej. Heshtja e tij ende akuzon. Shumë nga enigmat Janaq Paço i morri me vete në parajsë se ferrin e jetoi në tokë…
Janaq Paço dinte të ngrihej nga hiri dhe të punonte përsëri, kësaj here temat ishin kooperativistet dhe punëtoret, heronjtë të cilëve u përpoq, t’u jepte mirësinë njerëzore duke i trajtuar me dashuri. Tashmë pashallarët ishin qetësuar disi, vjedhësit e ëndrave po ashtu. Ata mendonin se Ai kish hequr dorë nga “marrëzitë”nuk qe më ai i pari, energjiku dhe liriku profan.
Janaq Paço do të jetonte një gjendje ankthi të vazhdueshëm dhe do ti fillonte sëmundja e Parkinsonit. Megjithatë duart e tij të dridhura nuk mund të rinin pa punuar. Si dhe vlerat e Skulptorit të madh nuk mund të mohoheshin nga askush, ata e dinin mirë se askush si Janaq Paço nuk mund ta realizonte grupin e madh skulpturor “Skënderbeu me Popullin” vepër e realizuar me bashkautor Gëzim Hajdarin, i cili është vendosur në hyrje të muzeut të Krujës, dhe prezanton fuqishëm madhështinë e atij muzeu.
Në vitin 1984, në moshën 70 vjeçare, Janaq Paço, dekorohet me medaljen “Skulptor i Popullit”. Për veprat e tij flitej me madhështi, për Paçon vetë, nuk dihej, nëse ishte a s`ishte në këtë botë.
Duart e fuqishme të Paços filluan të dobësoheshin çdo ditë e më shumë ato e humben forcën fuqinë, megjithatë nuk pushoi së modeluari, në vitet e fundit ai punoi këto statueta të vogla të mrekullueshme, me një tjetër stil konteporan, skulptura të vogla lirike, në pozicione dhe lëvizje të ngrohta. Për nudot e thyera nuk foli më kurrë, ajo ishte një humnerë që nuk përsëritej më.
Në korrikun e nxehtë të vitit 1991, Duart e tij të ftohta ngrinë, ashtu të ngrira, ato do të mbeten si skulptura më e rrallë në epokën kur vritej bukuria. Dhe… legjenda vazhdon. Heshtja e tij e gjatë akuzon. Kujdes! Jetojmë në epokën kur asgjësohen kombe dhe kultura. Janaq Paço me jetën dhe veprën e tij e vendosi veten në panteonin kombëtar, po ne ç’bëmë për atë që ringjalli Skënderbeun, Isa Boletinin, Moisiun, Mion. Vitet ikin bashkë me ne, legjendat mbesin……… Kjo është legjenda Janaq Paço!
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com