Gjirokastër, shtator 1943: qyteti i reduktuar nga pushtimi italian, asiston me frikë ardhjen e gjermanëve të blinduar, duke parë që, për shpagim dhe pritë, koloneli nazist Fritz von Schëabe ka urdhëruar pushkatimin e pengjeve. Kur gjithçka duket e humbur, kthesa: mjeku Gurameto, i njohur në qytet, fton për darkë kolonelin, shok i vjetër universiteti në Gjermani. Nga këtu merr fillimin kthesa e pabesueshme e hipotezave, zemra e romanit. Çfarë i thanë në të vërtetë njeri - tjetrit ata miq të vjetër atë natë? Dhe përse koloneli u arrit të bindej që të lëshonte të gjitha pengjet, duke përfshirë edhe farmacistin hebre? ("Në sheshin e pushkatimit, në errësirë, 40 pengjet që kishin mbetur, dridheshin nga i ftohti. Midis tyre, i paralizuar me shumë se të tjerët, ishte hebreu Jakoel. Do kishte dashur të thoshte: me dorëzoni, shpëtoni veten, por turma nuk pranonte t'i bindej. Përreth tij qetësi dhe heshtje. Ishte hera e parë pas shumë vitesh që nacionalistët ,monarkistë dhe komunistë, gjithmonë në mosmarrëveshje për gjithçka, mendonin për të ne të njëjtën mënyrë".) Misteri fryhet dhe modifikohet nga faqja ne faqe, që përputhen me mundësitë e pëshpëritura nga banorët vendas që marrin pamjen e një kori të një tragjedie greke, ku nuk mungon këngëtari qorr që parashikon shkatërrim. Po sikur Koloneli mos të ishte me të vërtetë Fritz von Schëabe, por një mik i tij që ka marrë rekomandimin të përfitojë nga mjeku shqiptar? Po sikur te jetë një i vdekur i ngjallur nga varri, sipas gojëdhënave? Realiteti dhe legjenda ndërthuren gjatë gjithë tregimit, me forcën e një romani të verdhë të rafinuar dhe poetik. E shënuar nga zërat prepotentë të gramafonit, ajo darkë, e mbushur me enigma, shëtit për një kohë të gjatë ne tregimet e banorëve të Gjirokastrës, duke e ngjyrosur me supozime gjithnjë më përrallore dhe shqetësuese. Mjeku, mikpritës i darkës së mistereve, do të pësojë një proces të tmerrshëm (e vështirë të harrohet Kafka) që do të thyhet brenda një kaleidoskopi te çmendur të vërtetash të pamundura. Gjithë kjo sepse 10 vjet pas darkës legjendare, edhe i vdekuri Stalin do te donte të hidhte dritë mbi ngjarjen që, ne mendjen e tij të mjegulluar, mund të fshehë një komplot hebraik kundër komunizmit...Egërsi, dramë, zgjuarsi në zërin e Kadaresë me tone gjithnjë e më të larta, në një qytet pezull në kohë.
(sg/shqiptarja.com)