Tragjedia “Edipi Mbret”
premiera e parë e 2013-ës

Tragjedia “Edipi Mbret” <br />premiera e parë e 2013-ës
Tragjedia “Edipi Mbret” e Sofokliut do të jetë premira e parë për këtë vit në Teatrin Kombëtar. Teatri i antikitetit do të vijë si një bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Prishtinës, me regji të Ilir Bokshit.

Teatri i Prishtinës do të sjellë jo vetëm regjinë, por edhe kostumografin e kompozitorin, ndërkohë që aktorët do të jenë nga Shqipëria. Pak ditë më parë TK zhvilloi një audicion për aktorët e rinj që dëshirojnë të ngjiten në skenën e TK, duke interpretuar në “Edipin Mbret”.

Për regjisorin, të sjellë antikitetin në skenë është sfidë, ndaj ai planifikon të sjellë për publikun një shfaqje spektakolare, me shumë ritëm dhe muzikalitet.

Pas pak ditësh pritët të fillojnë provat e tavolinës, ndërkohë që premira do të ngjitët në skenë në fund të muajit shkurt.

Shkrimi u publikua sot në Gazetën Shqiptarja.com(print), 10 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz