Kosova në zi. Qytetarët e Kosovë tregojnë solidaritet dhe janë të bashkuar në dhimbjen e gjithë shqiptarëve për humbjen e jetës së 13 studenteve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Ata që mbrëmë janë tubuar tek Klinika Universitare e Prishtinës duke shprehur gatishmërinë për dhurim gjaku.

Duke respektuar ditën e zisë pas aksidentit tragjik në Himarë shumica e televizioneve kosovare gjatë ditë së sotme kanë ndryshuar skemën programore duke transmetuar muzikë klasike. 

Subjekti politik Vetëvendosje nëpërmes një njoftimi shkruan se sot ndërpret gjithë aktivitetin publik, duke respektuar ditën e zisë pas aksidentit tragjik në Himarë.

Në organizimin e Organizatave Studentore të Universitetit të Prishtinës, sot duke filluar nga ora 20:30 tek shkallët e Biblotekes Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, organizohet ndezja e qirinjve në nderim të viktimave të Universitetit "Aleksandwr Xhuvani" në Elbasan, që gjetën vdekjen në Tragjedinë e Himarës.

/rg/shqiptarja.com/