POGRADEC-  Pesë të rinj, kushërinj me njëri tjetrin humbën jetën tragjikisht pasi mbetën të bllokuar në minierë ku kishin shkuar për të mbledhur skrap.

3 vëllezërit Edison Hamolli 23 vjeç, Nertili 25 vjeç, Ledioni 24 vjeç, të cilët ishin kushërinj të parë me dy viktimat e tjerë po vëllezër Sazan dhe Arjan Hamolli 29 vjeç e kishin hera e parë  që hynin në këtë minierë. Të rinjtë kishin hyrë dhe në miniera të tjera që janë afër fshatit për të mbledhur skrap por në këtë minierë ishte hera e parë dhe nuk e njihnin mirë terrenin.

Ndërsa për Nertilin ishte hera e parë që hynte në një minierë.   

“Nertili e kishte për herë të parë që hynte në një minierë për të mbledhur skrap, pasi punonte në Maqedoni me bujqësi, të pestë personat shkonin për herë të parë dhe nuk e dinin për lëndët toskike që kishte vetë miniera brenda.  Shkuan për të mbledhur skrap, por gjeneratori që kishin lidhur me pompën për të lehtësuar kërkimin e skrapit kishte lëshuar gaz, dhe i kombinuar me lëndët toksike që kishte vetë miniera shkaktoi asfiksinë e tyre. Shkonin për të siguruar bukën e gojës”- thonë të të afërm në dëshmitë e dhëna për gazetaren tonë Lediona Xheladinaj.   

Gazetarja jonë thotë se fillimisht kishin qenë 4 persona brenda në minierë dhe Edisoni kishte shkuar për ti shpëtuar por dhe ai ka mbetur i asfiksuar.

Miniera ndodhet 10 minuta me makinë larg fshatit dhe shpesh fshatarët e shfrytëzojnë këtë minierë dhe minierat e tjera për të nxjerrë skrap.  

(sg/shqiptarja.com)