KURBIN- Stuhia e shiut që përfshiu vendin tonë dy netë më parë iu mori jetën 3 personave. Dy familje kurbinase janë preku nga fatkeqësia, ndërkohë që kjo tragjedi natyrore, nxori në pah një tjetër dramë që luhet me jetët e banorëve nëpër zona rurale. Njëra nga familjet fatkeqe ka patur një tjetër dhimbje pas humbjes së të birit të vetëm që kishte në shtëpi, pasi trupi i tij ka qëndruar për orë me radhë në morgun e Laçit, pasi nuk kishin mundësi të kalonin përroin për shkak se stuhia kishte dëmtuar urën që e lidhte zonën me pjesën tjetër të botës.
/Shqiptarja.com

Kurbin, 23-vjeçari i mbytur, vëllai i pengmarrësit të familjes



