Tragjedia në Bullgari/ Detaje të reja nga ekspertiza: Një aksident më parë kishte dëmtuar barrierat e autostradës, në zonë mungon sinjalistika e duhur

Autobusi i aksidentuar në Bullgari

Detaje të reja kanë dalë nga ekspertiza e aksidentit tragjik në Bullgari ku i mori jetën 45 shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut dhe la 7 të plagosur. Sipas Institutit për Siguri Rrugore në Bullgari në këtë zonë dyshohet se ka ndodhur edhe një aksident më parë. Për këtë arsye sipas ekspertizës, barrierat në autostradë nuk ishin instaluar sipas standardeve të duhura, pasi mbajtësja e barrierës ishte montuar me dy vida nga katër vida që duheshin. Sakaq, në ekspertizë thuhet se në këtë zonë mungon sinjalistika e duhur.

“Nga inspektimi është konstatuar se bankinat mbrojtëse të rrugës nuk ishin instaluar sipas standardeve. Në zonën e aksidentit kanë ndodhur aksidente të shumta, gjatë të cilave janë dëmtuar rrethojat mbrojtëse. Në këtë rast, në shiritin e ndarjes së mesme mund të shohim se ka një riinstalim të objektit. Duhet të ketë pasur një aksident të mëparshëm në të njëjtën zonë. Mbajtësi i bankinës është montuar gabimisht me dy vida në vend të katër. Kjo është arsyeja pse është thyer rrethoja mbrojtëse pavarësisht shpejtësisë së ulët me të cilën ka goditur autobusi. Është konstatuar se mungojnë tabelat, si dhe ka shenja të dëmtuara”, kanë thënë nga  Instituti për Siguri Rrugore në Bullgari.

Hetimet mbi aksidentit vijojnë ndërsa nesër pritet që të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut trupat  e pajetë të viktimave.

“Përderisa hetimet vazhdojnë, nesër do të sillen edhe trupat e pa jetë në vend. Nga Ministria e Punëve të Jashtme, thonë se të premten në mëngjes, në aeroportin e Shkupit do të sillen viktimat dhe të njëjtën ditë do t’u dorëzohen familjeve për ceremonitë mortore. Bullgaria ka siguruar dy aeroplan ushtarak për të transportuar 45 viktimat e tragjedisë, tha Ambasadori i Bullgarisë në vend Angel Angelov.

Aksidenti tragjik u shënua më 23 nëntor, ku si pasojë  e flakëve humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe 7 të tjerë u plagosën. Mes viktimave ishin edhe 12 fwmijw. Për shkak të ngjarjes së rëndë, Kosova shpalli 24 nëntorin ditë zie, ndërsa Maqedonia e Veriut, shpalli tre ditë zie në nder të  viktimave që humbën jetën në aksident.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 02/12/2021 18:38

    Marshallah per analizen e aksidentit. Ne ne Shqiperi nuk kemi kurre mungese sinjalistike,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Katër vrasjet në bulevard, a është bërë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

John

Hatërmbetje me Donaldin për daljen e Dagz? Dj PM i sqaron të gjitha njëherë e mirë