FIER - Familjare, të afërm miq dhe banorë të zonës kanë përcjellë në banesësn e fundit, pesë viktimat e tragjedisë së fshatit, Suk të Fierit. Varri i 73-vjeçarit Bajram Vrapi, i cili një ditë më parë ekzekutoi 2 vëllezërit, kunatën, mbesën 17-vjeçare dhe me pas vrau veten, do të prehet pranë të afërmeve të tij që u mori jetën.
Organizimi i një ceremonie të përbashkët varrimi, ishte vendimi që u mor nga pjestarët e tjerë të familjes Vrapi, një ditë pas ngjarjes së rëndë. Banorët e fshatit e dënojnë ashpër veprimin e autorit të krimit, teksa shtojnë se motivi kësaj tragjedie është fakti se 73-vjeçari nuk është pyetur për fejesën e mbesës tij. Për banorët kjo familje, pavarsisht kësaj tragjedie ishte ndër më të respektuarat në fshat.
E marta duhej të ishte ditë gëzimi në familjen e Xhemal Vrapit të fshatin Suk Fier, pasi fejonte vajzën Merushe që në dhjetor mbushte 18 vjeçe por, është kthyer në ditë morti, pasi Barjami, 73 vjeç, vëllai i Xhemalit 69-vjeçar, ka vrarë këtë të fundit, Merushen, të ëmën e Merushes, Dritën, 43 vjeçe, si edhe vëllanë tjetër, Besimin, 60 vjeç, ndërsa më pas ka vendosur që me të njëjtën armë t’i jap fund edhe jetës duke u vetvrarë.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO