Tragjedia në Itali, një prej viktimave ishte shoqja e Giorgia Melonit: Lamtumirë Nice, mike e sinqertë

Tragjedia në Itali, një prej viktimave ishte shoqja e Giorgia Melonit: Lamtumirë Nice, mike e sinqertë

Të tjera detaje janë zbardhur nga mediat italiane mbi ngjarjen e rëndë që u regjistrua një ditë më parë, ku një person për shkak të konflikteve për pronësinë qëlloi për vdekje tre gra dhe plagosi katër persona. Një prej viktima mësohet se ishte mike e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.

Meloni ka ndarë një foto me viktimën Nicoletta Golisano, ndërsa i ka bërë edhe një dedikim prekës.

“Nicoletta ishte një nënë mbrojtëse, një shoqe e sinqertë dhe e matur, një grua e fortë dhe e brishtë në të njëjtën kohë. Por ajo ishte mbi të gjitha një profesioniste me një ndjenjë të pazakontë të detyrës. Ishte pikërisht ndjenja e detyrës që e solli atje, një mëngjes të së dielës, ku një burrë po priste që të vriste me armë zjarri, së bashku me dy gra të tjera, gjatë një takimi të bashkëpronësisë në Romë. Nikoleta ishte shoqja ime. Ajo la burrin e saj Giovanni dhe një djalë të mrekullueshëm dhjetëvjeçar, Lorenzo. Bashkë me tuajat janë shkatërruar edhe familje të tjera, të cilave u shpreh gjithë afërsinë time”. Meloni përfundon duke shkruar: “Nicoletta ishte e lumtur dhe e bukur me fustanin e kuq që kishte blerë për festën e ditëlindjes së saj të pesëdhjetë disa javë më parë. Për mua ajo do të jetë gjithmonë e bukur dhe e lumtur kështu. Të dua", shkruan Meloni.


Lajmi kryesor:

Itali/ Mosmarrëveshja për pronën përfundoi në tragjedi, 57-vjeçari qëllon për vdekje 3 gra dhe plagos 4 persona! Autorit i gjenden 170 plumba (VIDEO)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta