Tragjedia në Koçan, në pranga kryetari i dorëhequr dhe dy paraardhës të tij

Tragjedia në Koçan, në pranga kryetari i dorëhequr dhe dy paraardhës të tij

Foto ilustruese

Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit, është duke u zhvilluar një operacion policor në lidhje me hetimet për zjarrin e ndodhur në klubin “Pulse”. Sipas të dhënave paraprake, ndër personat e arrestuar janë edhe ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski, si dhe kryetari që së fundmi ka dhënë dorëheqjen, Ljupço Papazov.

Prokuroria ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme se operacioni për identifikimin dhe ndalimin e personave të përfshirë do të vijojë përgjatë natës, ndërsa detaje më të hollësishme do të jepen pas përfundimit të aksionit nesër.

Më 17 mars, Ljupço Papazov është paraqitur për t’u marrë në pyetje nga prokurori në Prokurorinë Themelore të Koçanit. Pas përfundimit të kësaj seance, prokuroria njoftoi se do të merret një vendim lidhur me rolin e tij në këtë çështje.

Sipas prokurorisë, Papazov ka dhënë sqarime dhe informacione gjatë marrjes në pyetje, të cilat do të krahasohen me provat në dispozicion dhe me kompetencat që ai ka pasur në funksionin e tij. Vetëm pas kësaj analize do të përcaktohet pozicioni i tij në procedurën hetimore.

H.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!