Një tjetër protestë pritet të mbahet pasditen e së hënës, në orën 19:00, në Shkup pas tragjedisë me 59 viktima në Koçan. Protesta do të nisë në sheshin e kryeqytetit dhe do të vazhdojë para Kuvendit dhe Qeverisë.
Në mbështetje të kësaj proteste është shprehur edhe kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, i cili kërkoi që të mos përdoret politikisht.
“Kjo paraqet problem për ato politikanë të cilët duan të përfitojnë pikë politike nga kjo protestë, dhe tani shohin shanse. Unë absolutisht mbështes shprehjen e revoltës dhe zemërimit sepse shumë gjëra duhet të zgjidhen por do të luftojmë deri në atomin e fundit të energjisë që të përmirësojmë diçka për gjeneratat e ardhshme që vijnë”, tha Mickoski.
![]()
Kujtojmë që zjarri që shpërtheu në klubin e natës “Pulse” mëngjesin e 16 marsit, i mori jetën 59 persona dhe la të lënduar rreth 200 të tjerë. Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike.
Xh.D/Shqiptarja.com
Komente

