KORÇË - Dyshimet për atësinë e fëmijës janë shkaku kryesor i krimit makabër të regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Boboshticë, të Korçës, ku 50-vjeçari Edmond Fiqi, ekzekutoi me kallash bashkëshorten e tij 40-vjeçaren, Albina Fiqi, fëmijën e tij 1 vjeç dhe pas vrau veten. Ky fakt konfirmohet edhe nga kunata e tij, Fatmira, e cila shprehet se prej kthimit nga emigrimi Edmondi kishte probleme me gruan e tij.
Sipas motrës së autorit të krimit "çifti kishte grindje të vazhdueshme që pas lindjes së fëmijës, pasi i ati vijonte dyshimet për atësinë e tij".
Nga ana tjetër ajo shprehet se krimi i ka ardhur në mënyrë të papritur, pasi sipas saj krahas grindjeve, Edmondi ishte një njeri i rregullt i cili shkonte në emigrim në Greqi dhe punonte për të siguruar jetesën e familjes së tij.
Krimi makabër ka ndodhur në një nga dhomat e famijes Fiqi, teksa “A1 Report” sjell pamje të dhomës ku Edmondi qëlloi më armë në drejtim të gruas tij dhe foshnjës.
Shenjat e plumbave të kallashnikovit kanë mbetur kudo nëpër dhomë dhe orendi, japin një panoramë të qartë të kësaj tragjedie.
Ngjarja e rëndë ka shokuar banorët e zonës se Boboshtticës të cilët shprehen se Edmondin ndër të tjera e njohin për njeri të qetë.
Kjo tragjedi nuk është para për familjen Fiqi, teksa “A1 Report” mëson se para 12 vitesh vëllai i Edmondit ka ekzekutuar me armë zjarri vjehrrin e tij, kunatën dhe më pas ka vrarë veten, ngjarje e ndodhur në fshatin Mborje.
Trupi i pajetë i Albinës është tërhequr nga morgu nga familjarët e saj të ardhur nga Durrësi, ndërsa pritet që këta të tërheqin edhe trupin e foshnjës.
Teksa 40-vjeçarja dhe foshnja e saj do të varrosen në Durrës, trupi i pajetë i Edmondit do të varroset në qytetin e Korçës.
Edmond Fiqi vetëm para tre ditësh ishte kthyer nga Greqia, ndërsa kjo është tragjedia e dytë në një familjes shqiptare brenda pak ditësh.

(Në foto: Edmond dhe Albina Fiqi dhe fëmija i tyre 1 vjeç)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO