Dy ditë pas ngjarjes tragjike në liqenin e Shkodrës, ku u mbytën dy të mitur, njëri prej të mbijetuarve,  Elsaid Tahiri, vëllai i 13- vjeçarit të mbytur Ervis Tahiri dhe djali i xhaxhait të viktimës tjetër Sabian Tahiri rrëfen se si arritën t’i shpëtonin dallgëve dhe motit që u egërsua krejt papritur teksa ata ndodheshin në ujë.

Elsaidi thotë se ata nuk kishin shkuar thellë, por niveli i ujit filloi të rritej.

“Kemi qenë 4 vetë, për qejf nuk shuam thellë, nuk na e mori mendja se do të na ndodhte kjo , moti ishte i vranët me dallgë pak, kur fillon tu rrit uji ngadalë ngadalë, Dhe një ditë më parë kemi qenë, por nuk ishte uji si ditën që ndodhi kjo. Por këto janë punë të zotin, s’di më gjatë”, thotë Elsaidi.

Në lidhje me ngjarjen vëllezërit Rifat dhe Naim Tahiri, baballarët e dy të ndjerëve tregojnë se lajmin e morën vesh nëpërmjet një telefonate.

Rifat Tahiri, babai i të miturit Sabjan Tahiri, tregon se i kishte dhënë leje vetë djalit që të shkonte të lahej, gjë të cilën ai e kishte bërë dhe herë të tjera, por nuk mendonte se do të ndodhte tragjedia.

“Vjen një telefonatë, dhe u çova nga krevati, paska një problem si i thonë një fjale, s më merr dhe njëherë përsëri dhe atëherë ika vetë, kur marrë vesh se janë mbyt djali im dhe djali i vëllait. M ëpat thënë dua të shkoj me u la me shokët, ka shkuar dhe herë tjera, si të rinjtë me një fjale, nga ora 12 deri në orën 15 ka ndodh ngjarja më gjatë nuk di gjë”, tregon Tahiri.

Ndërsa Naim Tahiri, babai i Ervis Tahirit, tregon se ka qenë në gjumë kur ka marrë telefonatën nga djali i tij i madh i cili e ka njoftuar.

“Kam qenë në shtëpi në gjumë, s’kam ditur gjë, djali i madh më mori në telefon dhe më tha çfarë kishte ndodhur”, tregon Naim Tahiri.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, ku pesë të mitur kishin shkuar për tu larë në liqenine Shkodrës. Sipas policisë, 7 persona po lundronin në liqen me një varkë të vogël dhe kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t'u larë.
 
Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku për pasojë 5 persona kanë mundur të dalin në breg të liqenit ndërsa dy fëmijët u mbytur.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com