Tragjedia në Velipojë, mjekja: Si i
dhamë ndihmën e parë 3 të rinjve

Tragjedia në Velipojë, mjekja: Si i<br />dhamë ndihmën e parë 3 të rinjve
SHKODËR - Vjollca Havari, mjeke e Urgjencës në plazhin në Velipojë tregon për A1 Report ndihmën e parë që i është dhënë dy pushuesve që humbëmn jetën pasditen e djeshme në Velipojë por dhe 3 të rinjve të cilët rrezikuan jetën në tentativën për t'i shpëtuar.

Ajo i dha ndihmën e parë njërit prej 3  të rinjve që rrezikoi të mbytej në ujrat e plazhit të Velipojës, pikërisht Andi Licnajt. Në një intevistë për Shqiptarja.com ajo u shpreh se gjendja e 25 vjeçarit ka qënë e rëndë, megjithate pas ndihmës së parë ai është stabilizuar dhe dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës.

Ajo tregon se dy pushuesit, Adnan Halimi ng Kosova 50 vjeç dhe Mysit Paçrami, 56 vjeç nga Kosova kanë mbërritur të pajeta në urgjencën e Velipojës, pasi kanë humbur jetën menjëherë në ujrat e Velipojës si shkak i thithjes së sasirave të mëdha të ujit të detit.

"Një djalë i ri me moshën 22 vjec me inicialiet A.T erdhi i gjallë, ju dha ndihma e parë. Ju dha serumi me të gjitha medikamentet e nevojshme. Ju stabilizuan parametrat jetësorë, më pas e dërguam për Shkodër. Për të bërë ndonjë radiografi. Kishte dyshime mos kishte ujë në mushkëri, megjithatë me vizitën që ju bë nuk rezultoi kështu.

Tjetri me inicialet A.H. 50 vjec, nga Ferizaj i Kosovës, erdhi i mbytur. Faktikisht ai erdhi i vdekur, me bark të fryrë se kishte pirë shumë ujë . Pa puls, pa tension, pa asnjë parametër jetësor. Gjithsesi ju bë masazh kardiak, ju bë frymëmarrja, ju bë adrenalinë intrakardiake. Ju dha ndihma e parë, por nuk reagoi, nuk pati shenja jetësore dhe u dërgua në morg."

 Dy trupat e pajetë dhe tre të rinjtë që kanë rrezikuar të mbyten në ujrat e Velipojës janë dërguar në 3 qendrat shendetësore të kësaj komune pranë plazhit ku edhe iu është dhënë ndihma e parë.
 
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 50-vjeçari Adnan Halimi nga Ferizaj i Kosovës dhe Myfit Paçrami 56-vjeç nga qyteti i Shkodrës kanë humbur jetën vetëm 50 metër larg bregut të detit si pasojë e dallgëve te medha ndërsa kanë rrezikuar jetën seriozisht edhe 25-vjeçari Andi Licnaj nga Velipoja, Bardhyl Alija nga Kosova dhe Viktor Arinaj, 28-vjeç nga fshati Bardhaj i komunës Rrethina në rrethin e Shkodrës.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet