Pesë të rinj nga Kosova, pjesë e stafit organizativ të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike “Unum”, u përfshinë në një ngjarje tragjike në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ në Shëngjin pasditen e së mërkurës.
Leonit Aliu, 22 vjeç nga Fushë-Kosova dhe Jetmir Binaku, 23 vjeç nga Prishtina u mbytën në det, ndërsa tre të tjerët u shpëtuan dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Sipas të dhënave paraprake, të rinjtë kishin hyrë për t’u larë në det, pavarësisht dallgëve të forta dhe erës së fuqishme. Pak minuta më vonë ata janë gjendur në vështirësi për të dalë në breg.
Falë ndërhyrjes së qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me policinë, u bë e mundur nxjerrja e tyre nga deti dhe transportimi me urgjencë drejt spitalit. Megjithatë, dy prej të rinjve nuk mundën të mbijetojnë.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se po hetohen jo vetëm rrethanat e ngjarjes por dhe organizatorët e përgjegjësit e stafit të UNUM, pasi dyshohet se nuk janë zbatuar masat e sigurisë në punë. Hetuesit kërkojnë të zbulojnë nëse punonjësit ishin paralajmëruar për rrezikun në detin e trazuar.
Sipas të njëjtave burime, në zonën e plazhit të marrë me qira për zhvillimin e festivalit “UNUM” mungonin kullat e vrojtimit dhe elementë të tjerë sigurie.
Vdekja e dy të rinjve nga Kosova ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, mes tyre dhe klubi sportive I Fushës Kosovës, ku Leonit Aliu kishte qene futbollist. Ndërkohë, familjarët pritet të tërheqin trupat e pajetë pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore për zhvillimin e ceremonive mortore.

Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve të forta, ndërsa 3 të tjerë fatmirësisht arritën të shpëtonin.
Viktimat janë identifikuar si Leonit Aliu rreth 22 vjeç nga Fushë-Kosova dhe Jetmir Binaku 23 vjeç nga Prishtina. Aliu është i njohur dhe në botën e futbollit në Kosovë teksa ka qenë pjesë e klubit KF Fushë-Kosovë.
Leonid Aliu dhe Jetmir Binaku dyshohet të jenë futur për tu larë së bashku me 3 shokët e tjerë, Dion Myftari, Arbër Beqaj dhe Drilon Rrustemi por janë rrëmbyer nga dallgët e forta. Kanë qenë disa qytetarë që ndodheshin në zonë me Jet Ski, të cilët, në bashkëpunim me policinë, arritën të nxjerrin nga deti pesë të rinjtë, dy prej të cilëve pa shenja jete.
Komente








