ITALI - Një ngjarje rëndë është shënuar në Itali ku katër anëtarë të një familje me origjinë shqiptare, kanë humbur jetën nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi, një qytet në provincën e Luccës në Itali.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur familja me mbiemër Kola u gjet e pajetë nga helmi vdekjeprurës i shkaktuar nga shpërthimi i monoksidit të karbonit në banesën tre katëshe.

Viktimat janë babai 48-vjeç, nëna 43-vjeçe dhe dy fëmijë, të moshës 22 dhe 15 vjeç, por emrat e tyre nuk janë zbuluar ende nga autoritetet. Sipas Corriere della Sera  vëllai i 48-vjeçarit, i cili shkoi për t’i kontrolluar pasi asnjë nuk po përgjigjej, u transportua në Spitalin Cisanello në Piza në gjendje kritike. Ndërkohë edhe dy oficerë që shkuan në vendngarje u helmuan gjithashtu, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ambulancat si dhe shërbimet e zjarrfikësve, reaguan menjëherë, duke hyrë në shtëpi për t'i shpëtuar por fatkeqësisht ishte vonë. Tragjedia ka tronditur komunitetin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet e plota të këtij helmimi fatal. Paraprakishit dyshohet se shkak për këtë tragjedi ka qenë një kaldajë me problem në shtëpinë e tyre, i cili shkaktoi helmin me monoksid karboni.

Lajm në përditësim...