Tragjike në Londër, 35-vjeçari shqiptar digjet brenda 'shtëpisë së barit' natën e Vitit të Ri

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një zjarri që përfshiu fermën e kanabisit ku ai punonte, në Londër, natën e Vitit të Ri.

Ermal Qose, është viktima, i cili u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq dy ditë më vonë. Sipas policisë ai nuk kishte një adresë fiksë në Mbretërinë e Bashkuar. Ngjarja u shënuar në një garazh të mbyllur mbyllur në Southëold Road, Clapton.

Pas zjarrit, një 33-vjeçar u arrestua për kultivim kanabisi dhe po hetohet në gjendje të lirë. Ndërkohë më 7 janar një 26-vjeçar u arrestua nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia, burgim të rremë dhe kultivim kanabis dhe ndodhet në paraburgim.

Kryeinspektori Mark Rogers tha: ‘Ermali humbi jetën tragjikisht, duke qenë i bllokuar brenda garazhit të mbyllur që përdorej për kultivimin e kanabisit kur shpërtheu zjarri. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen e tij. Kjo tani po hetohet si vrasje nga pakujdesia.'

M.Q./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni