Një 78 vjeçar ka gjetur vdekjen në Shëngjin. I moshuari ka humbur jetën teksa po lahej ne det dhe vdekja dyshohet të ketë ardhur nga ataku kardiak. 78-vjeçari kishte ardhur për pushime te e bija ne Lezhe, ndërsa ditën e sotme kishte shkuar për të bërë plazh.

“Më datë 08.05.2021, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasi F.L.,78 vjeç,  banues në Gjirokastër.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.