Trahana me bukë misri dhe gjalpë

Përbërësit:

  • 1 lgj trahana për person
  • 1 fetë bukë misri për person
  • 1 lgj yndyrë për person
  • 2 thelpinj hudhër
  • Shëllirë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim trahananë në ujë me shëllirë (të holluar pak nga kripa). Ndërkohë bukën e misrit e presim në kafshatëza të vogla. Në një tigan me gjalpë skuqim pak hudhër me thërrmijat e bukës, shtojmë trahananë e kulluar nga shëllira dhe e lëmë të ziejë.  Bukën e misrit e shtojmë më pas të spërkatur sipër me gjalpë.