Trajkoviç: Më janë konfiskuar dokumentet nga policia serbe! Nuk kaloj dot në Merdare

Trajkoviç: Më janë konfiskuar dokumentet nga policia serbe! Nuk kaloj dot në Merdare

Rada Trajkoviç

Rada Trajkoviç, këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, ka thënë të premten se policia e Serbisë nuk është duke e lejuar të hyjë në Serbi.

“Jam duke qëndruar në linjën administrative për 11 orë, pa sqarime, pa arsye, dokumentet më janë konfiskuar ilegalisht dhe më është parandaluar liria e lëvizjes”, ka thënë Trajkoviç përmes një postimi në Twitter.

Ajo fillimisht është ndaluar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, më 15 dhjetor, kur ka tentuar të hyjë në Kosovë, dhe sërish pasi ka tentuar të largohet nga ky shtet. Ministria e Brendshme e Serbisë nuk është deklaruar lidhur me këtë rast, dhe as nuk u përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë pse është ndaluar Trajkoviç, e cila shpesh kritikon politikat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, është shprehur i shqetësuar për gjendjen e këshilltares së tij. Ministri Rashiç ka thënë në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës se Trajkoviç është me diabet dhe duhet të ketë trajtim të duhur për këtë sëmundje. Ai ka bërë thirrje që autoritetet në Kosovë të njoftojnë shtetet e QUINT-it për këtë situatë.

Shtetet e QUINT-it janë: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se i vjen keq për diçka të tillë dhe ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme është e angazhuar në këtë drejtim. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se është duke komunikuar me Zyrën e Bashkimit Evropian dhe ambasadat e vendeve të QUINT-it, dhe se beson që Trajkoviç do të mund të udhëtojë brenda një kohe të shkurtër.

Ditë më parë, Trajkoviç ka thënë se, përveç kërcënimeve ndaj saj për përfshirjen politike në Qeverinë e Kosovës, kërcënime kanë nisur të kenë edhe fëmijët e saj. Më 15 dhjetor, Trajkoviç është takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Pas takimit, Hovenier ka thënë se kërcënimet dhe frikësimet për shkak të qëndrimeve politike, janë të papranueshme në shoqëritë e lira dhe demokratike. Përndryshe Rashiç është emëruar ministër pasi përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – janë larguar nga institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Emërimi i Rashiçit dhe Trajkoviçit është kritikuar nga Beogradi zyrtar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:39
Trajkoviç tha se policia serbe i ndaloi lëvizjen, Kurti: Ndalimi për herë të dytë, hakmarrje tipike ndaj serbëve të Kosovës

1671174769_fsdzfds.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi Rada Trajkoviç, këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, u ndalua nga policia serbe. Ajo tha se i kanë marrë dokumentet dhe prej 11 orësh nuk e lejojnë që të kalojë në Merdare por nuk i japin arsye.

"Ndalimi 10-orësh në kufi nga regjimi autokratik serb i Rada Trajkovic për për herë të dytë këtë javë, është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve të Kosovës që respektojnë ligjin", shkroi Kurti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres