Trajner dhe njeri i madh, Pep Guardiola dhuron 1 milionë euro për stafin e City-t

Trajner dhe njeri i madh, Pep Guardiola dhuron 1 milionë euro për stafin e City-t

Pep Guardiola

Pep Guardiola ka shpërndarë për zyrtarët e klubit të Manchester City-t çmimin prej më shumë se 874 mijë euro, që i takon për fitimin e kampionatit anglez. Shuma e saktë është mbajtur e fshehtë, por disa nga yjet e klubit fitojnë bonuse deri në 1 milionë paund në kontratat e tyre dhe Guardiola ka gjasë të jetë rreth kësaj shifre, sipas Daily Mail.

Kjo shumë besohet se do të përfshijnë recepsionistët dhe stafin e sigurisë të cilët kanë luajtur një rol në suksesin historik këtë sezon, duke kulmuar me triumfin e trefishtë, pasi mposhtën edhe Interin në finalen e Ligës së Kampionëve të së shtunës.

Trajneri i Manchester City dëshironte, në këtë mënyrë, të shpërblente, sipas Daily Mail, përkushtimin e shumë punëtorëve, nga recepsionistët deri te rojet e sigurisë, duke njohur rëndësinë e të gjithëve në një sezon historik, në të cilin skuadra fitoi Premier League dhe Champions League dhe FA Cup.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Meta tha se mbledh qindra njerëz në shesh, Basha: Sfida kodoshësh! I përdorin njerëzit si ‘mish për top’

Meta tha se mbledh qindra njerëz në shesh, Basha: Sfida kodoshësh! I përdorin njerëzit si ‘mish për top’