Gennaro Gattuso ka rinovuar kontratën me Milanin deri në vitin 2021 dhe paga vjetore e tij shkon nga 120 mijë euro, që merrte si trajner U-19, në 2 milionë euro. “Pa Fassone dhe Mirebelli nuk do të isha këtu. I falënderoj shumë për besimin,” – ishin fjalët e para të trajnerit kuqezi.
Administratori i Milan, Fassone, është bindur para derbit se zgjedhja e bërë në nëntor nga Mirabelli ishte ajo e duhura. Derbi ndaj Inter, që nuk ishte ndeshja më e mirë e epokës Gattuso, nuk ka ndryshuar planet e klubit. Në pritje të asaj që do të ndodhi me pronësinë e klubit, pasi Li Yonghong duhet ende të paguajë 10 milionë euro, projekti teknik i Milan ka marrë formë.
Gattuso ka thënë gjithmonë se dëshira e tij ishte që qëndronte te Milan dhe aktualisht kjo dëshirë u plotësua. Ai pritet të marrë vendimet edhe për merkaton në verën e ardhshme.