Trajneri i Norvegjisë, Lagerback: Shqiptarët janë teknikë

Trajneri i Norvegjisë, Lagerback: Shqiptarët janë teknikë

Kombëtarja e Norvegjisë ka zhvilluar gjatë ditës së sotme stërvitje në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, ndërkohë që trajneri suedez i Norvegjisë, Lars Lagerback, ka folur në konferencë për mediat në lidhje me këtë ndeshje miqësore, ku ka vlerësuar maksimalisht Shqipërinë.  

Ai është shprehur se Shqipëria ka një ekip të mirë dhe trajneri Panuçi po aplikon një sistem të ri në lojë, prandaj e di që kjo ndeshje do të jetë e vështirë. 

“Pas takimit ndaj Australisë nisëm të mendonim për Shqipërinë. Mendoj se na pret një përballje e vështirë. Kemi provuar në këto dy ditë të studiojmë lojën e Shqipërisë dhe e di që trajneri Panucci po aplikon një sistem të ri, për këtë arsye po përgatisim lojtarët që të jenë të gatshëm për disa module të ndryshëm. Shqipëria ka një ekip të mirë në teknikë dhe janë të fortë fizikisht.

Ata po punojnë fort dhe po bëjnë një punë të mirë. Kam shumë respekt për Shqipërinë dhe mendoj se kanë një grup  të mirë lojtarësh. Në Europian u paraqitën mjaft mirë, e ritheksoj,  e vlerësoj Panuccin dhe ekipin shqiptar. 

Loja e Norvegjisë? Unë si trajner kam një filozofi dhe dua që të bëjmë lojën tonë në çdo takim, pavarësisht kundërshtarit. Ne do të shkojmë në Elbasan për të imponuar futbollin tonë dhe natyrisht që mund të ketë momente gjatë ndeshjes që do të duhet t’i përshtatesh edhe kundërshtarit.

Të rinjtë? Kam bindjen se duhet të punohet fort me sektorin e të rinjve dhe më kryesorja duhen trajnerë të aftë. Duhet të punohet me kushte bashkëkohore dhe nëse çdo gjë kryhet në mënyrë të saktë atëherë mund të presësh rezultatet” - u shpreh trajneri Lagerback. 
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

‘Ishte shumë traumatike’, Amos Zaharia flet për herë të parë për divorcin e motrës së tij: Koha rregullon çdo gjë

‘Ishte shumë traumatike’, Amos Zaharia flet për herë të parë për divorcin e motrës së tij: Koha rregullon çdo gjë