Vendi i tretë në Superligë, Ivan Gvozdenovic: Skënderbeu e meritoi
Ivan Gvozdenovic, trajneri i Skënderbeut (djathtas)
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/6650f1581aff4ivan.jpeg)
Skënderbeu fitoi 3-2 kundër Vllaznisë në finalen e vogël të "Final 4" dhe siguroi vendin e tretë në Superligë për edicionin 2023-24. Pas ndeshjes për MCN trajneri i korçarëve Ivan Gvozdenovic tha se të tijtë e merituan plotësisht këtë vend.
Paçka se siguruan një vend në Kupat e Evropës në bazë të renditjes, Skënderbeu nuk do mund të luajë në Conference Legaue për shkak se është dënuar me dhjetë vite nga UEFA dhe ende i kanë mbetur edhe tre të tilla për të shlyer.
“Ishte kampionat shumë interesant dhe i bukur, Skënderbeu kapi çfarë meritonte. Bravo çunave, tifozë, stafi, presidenti. Ishte një vit shumë pozitiv. Jemi shumë të kënaqur. Ishte shumë e vështirë, kisha një skuadër shumë të mirë me cilësi, por ishin lojtarë të rinj, nuk kishim eksperiencë dhe kisha frikë për vendin e katërt.
Kur e pashë që skuadra po forcohej, besimi u rrit për 'Final 4'. Lojtarët meritojnë të gjitha bravot. Pësuam 3-4 humbje radhazi, por kemi ambient shumë të qetë, president shumë të zgjuar, kjo më ndihmoi mua si trajner, për ta kaluar momentin e vështirë. Ky ishte çelësi i suksesit.
Nuk mund të flas për veten, nuk mund të vendos unë notat, i vendosin tifozët dhe specialistët. Egnatia dhe Partizani janë skuadra shumë të forta. Do të jetë finale e bukur, do të ketë fitues brenda 90 minutave. Do të jetë një finale e bukur me shumë gola”, u shpreh Gvozdenoviç.
Lajmi kryesor:
Final 4/ Vllaznia 'në tapet', Skënderbeu e mposht 3-2 dhe merr podiumin në Superligë
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?
-
Po
35.1%
-
Jo
56.8%
-
Nuk e di
8.1%
Vota total: 6478
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje pas humbjes me Italinë, Rey Manaj: Aaaa, për pak
16 Qershor, 15:48
-
Veliaj shërben drekën e Kurban Bajramit në Qendrën Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuara në Laprakë: Një qytet i mirë, si Tirana, ka vend për të gjithë
16 Qershor, 15:32
-
Aksident tragjik në Kamëz, makina përplas për vdekje këmbësoren 46-vjeçare
16 Qershor, 15:12
-
FOTO me dron/ Fan Zone në sheshin Skëndërbej e mbushur plot, qindra tifozë ndoqën ndeshjen Shqipëri-Itali
15 Qershor, 23:43
-
VIDEOLAJM/ Balona misterioze në Tiranë
15 Qershor, 19:36
-
Rindërtimi, Veliaj: Këtë verë shpërndajmë banesat e reja për familjet e Kombinatit
15 Qershor, 18:22
-
Veliaj në Kombinat: Mirënjohës për çdo socialist që ka kontribuar! Nga 100 parti, vetëm PS di të bëjë qytet dhe shtet
15 Qershor, 17:42
-
Tiranë/ Dëmtoi fshirëset e xhamave të 30 automjeteve, procedohet 62- vjeçari
15 Qershor, 13:07
-
Urgjenca e QSUT nuk është rikthyer ende në funksion të plotë! Nuk punon salla e koronargrafisë as observimi
15 Qershor, 11:33
-
Protesta e dhunshme e PD para bashkisë, arrestohet militanti! Shikoni momentin kur i maskuar hedh molotov drejt bashkisë (VIDEO + EMRI)
15 Qershor, 10:33
-
Euro 2024/ Një copë Gjermani në qendër të Tiranës, shikoni atmosferën festive në sheshin 'Skënderbej' (FOTO)
15 Qershor, 10:18
-
Media italiane ‘SiViaggia’: Udhëtim në kryeqytetin modern shqiptar, Tiranë
15 Qershor, 09:26