Pas largimit të trajnerit Shkëlqim Muça, Tirana njofton se ka komanduar në drejtimin e ekipit Emanuel Egbo dhe Ivan Gvozdenovic. “Skuadra ka vijuar normalisht përgatitjet për ndeshjen e rradhës që përkon me takimin e të mërkurës në Kupën e Shqipërisë përballë Kastriotit. Bardheblutë i janë besuar dyshes Emanuel Egbo dhe Ivan Gvozdenovic.
Te dy trajnerët, pjesë e stafit teknik prej fillimit të sezonit e njohin mjaft mirë skuadren si dhe kanë eksperiencën e duhur për ta ndihmuar ekipin të rikthehet tek rezultatet. Tirana nuk nxiton të përcaktojë emrin e trajnerit të ri për skuadrën duke zgjedhur të veprojë me maturi.
Tirana i kërkon tifozëve të ruajnë qetësinë në një situatë që do të rendohej më tepër pa mbështetjen e tyre”thuhet në deklaratën e klubit. Ndërsa emri i ri duket se nuk do të jetë shqiptar, pasi klubi mësohet se ka hyrë në negociata me disa emra të huaj që mund marrin drejtimin e 24 herë kampionëve të vendit.
d/b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com