Trajneri i Zvicrës, Hitzfeld në 1999
dha 50 mijë € për fëmijët e Kosovës
Ai që ka mbledhur gjashtë futbollistë shqiptarë në kombëtaren e Zvicrës ka qenë më shqiptarë se shumë nga bashkëkombësit tanë, që po e akuzojnë.
TIRANË - Gjatë luftës së Kosovës, në vitin 1999, trajneri i sotëm i ekipit përfaqësues të Zvicrës në futboll, Ottmar Hitzfeld, dha nga llogaria e tij personale 100 mijë marka gjermane (50 mijë euro) për fëmijët e Kosovës.
Atëkohë ish-trajner i skuadrës më të madhe të Gjermanisë, Bayern Munichut, lajmi bëri bujë e u transmetua në ato ditë tmerri për popullin tone.
Në vazhdën e ndihmave që po jepeshin për fëmijët kosovarë që po përballeshin me tmerrin e luftë, një trajner, një njeri human, kishte ndarë nga konto e tij personale shumën më të madhe që i është dhënë ndonjëherë popullit të Kosovës nga ndonjë njeri i sportit botëror. Pas shembullit të tij nuk kishte mbetur indiferente as Federata gjermane e Futbollit, e cila kishte kërkuar që në një javë të Bundesligës për çdo biletë të shitur të ndahej nga një markë për Kosovën.
“Pse e kujtuam këtë? Për t’ia rikujtuar opinionit dhe për t’ua bërë të ditur atyre që sot janë më patriotë se patriotët dhe më tradhtarë se tradhtarët, se ky njeri që ka mbledhur gjashtë futbollistë shqiptarë në kombëtaren e Zvicrës ka qenë më shqiptar se shumë nga ata bashkëkombësit tanë, që po e akuzojnë. Madje në ditët më të vështira të këtij vendi”, shkruan sporti 1.
Hitzfeld bëri një kërkesë shumë humane, në konferencën e fundit për media në Tiranë të mos fishkëllohen lojtarët e tij shqiptarë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39