Trajneri Ilir Daja: Skënderbeu
lufton në tre fronte edicionin e ri

Trajneri Ilir Daja: Skënderbeu<br />lufton në tre fronte edicionin e ri
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja deklaron se ekipi do të luftojë në tre fronte në edicionin e ri, Europë, kampionat dhe kupë.
 
Skënderbeu firmosi këtë javë edhe me mesfushorin Suad Sahiti, i cili pritet të zëvendësojë Liridon Latifin, por priten edhe afrime të tjera.
 
Kam qene në kontakte të vazhdueshme me presidentin, për të ndërtuar Skënderbeun që do të luftojë në tre fronte, sepse është kampionati, grupet e Europa Ligës dhe Kupa e Shqipërisë. Kemi shumë pak  mbrojtës dhe kemi shumë rivalitet në mesin e fushës dhe sulm.
 
Besoj se nuk do të ketë largime nga Skënderbeu. Edhe nëse nuk do të jetë ndonjëri pjesë e Skënderbeut, do jetë në formë huazimi, sepse kjo është edhe vetë politika e klubit.
 
Është më mirë për lojtarët që të kenë minutazh në këmbë, në kampionate si Liga Superiore apo Kategoria e parë.
 
Është edhe Taku, sepse ka kërkuar edhe ai vetë që të vazhdojë atë periudhë kur ishte te Skënderbeu, në ndeshjet e Europa Ligë
s”deklaroi Daja.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë