Trajneri Ilir Daja: Skëndërbeu i do të dy trofetë

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku Skënderbeu pret Flamurtarin në Korçë, ndërsa Laçi do të luajë me Kukësin. Duke pranuar situatën e nderë në kampin e tij, pas dënimit të UEFA-s me 10 vite mospjesëmarrje në Kupat e Europës, trajneri i Skënderbeut Ilir Daja, nuk e fsheh se i synon të dy trofetë, titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

Sot është dita e fundit e përgatitjeve për ndeshjen me Flamurtarin. Nuk jemi në maksimumin e duhur, në aspektin psikologjik, por kemi edhe mungesa. Disa lojtarë në pikëpyetje aktivizimi, duke përmendur këtu Vangjelin, Osmanin dhe Radasin. Do të zhvillojmë seancën e pasdites, që të vendosim se kush do të luajë në ndeshjen e nesërme dhe kush jo. Ndaj Flamurtarit do të jetë e vështirë, pasi duhet të jemi të kujdesshëm në të dyja fazat e lojës.

Synojmë të realizojmë objektivin tjetër të klubit, fitimin e Kupës së Shqipërisë. Osmani ka bërë një vizitë në Tiranë për gjurin, Vangjeli ka pasur probleme me shpinën dhe në Shkodër, ata që ishin në stadium, kanë parë që në nxehje kishim vetëm 12 lojtarë. Edhe Radasi ka probleme muskulare. Pas ndeshjes me Vllazninë kam deklaruar se kam debatuar me tone të ashpra, sepse disa lojtarë nuk ishin mirë. Por lojtarët e mi janë njerëz dhe jo makina, nuk punojnë me butona, që ta ndryshojnë gjendjen psikologjike për 24 orë. Uroj të mos jetë e zgjatur kjo lloj situate, sepse do të na bënte dëm për gjithçka kemi bërë pastër, mirë dhe me kualitet, në Europë dhe kampionat.

Trajneri Ilir Daja

Ditët e fundit është folur për çështjen e pagave në klubin e Skënderbeut. Por trajneri Daja e mohon këtë, pasi bëhet fjalë vetëm për vonesa.

Çështje rrogash te Skënderbeu? Lojtarët që kanë qenë në mënyrë permanente te ky ekip e dinë mirë se likuidohen deri në qindarkën e fundit. Mund të ketë ndonjë vonesë, por nuk ka çështje rrogash. Eshtë një situatë krejtësisht normale në këtë drejtim. Pas një dënimi të tillë ekstrem, nuk është se jemi të qetë psikologjikisht, gjë që u reflektua ndaj Vllaznisë. Të gjithë bashkë duhet ta kalojmë këtë situatë. Duhet të reflektojmë që nesër, që ta hedhim pas shokun psikologjik. Kupa është trofe i munguar dhe besoj se mund të rikthehemi në perfomancën që kemi pasur. T’i sjellim Korçës të dy trofetë këtë sezon, kampionatin dhe kupën.

 Trajneri Ilir Daja

Ndeshja e parë Skënderbeu-Flamurtari do të luhet në Korçë dhe do të nisë në orën 17:00, ndërsa kthimi do të jetë pas dy javësh në Vlorë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin