Një bandë e përbërë nga 5 shtetas shqiptarë janë nën akuzë për vjedhje në Peruxhia, mes të cilave kanë grabitur edhe banesën e trajnerit të njohur Serse Cosmi, trajneri aktual i Peskarës.

Trajneri ka dëshmuar në gjykatë kundër shqiptarëve duke treguar para trupës së gjyqtarëve edhe momentet e tmerrit.

“Më përplasën në tokë, më pa më dhanë një gotë ujë, pasi po ndihesha keq. U thashë që do u jepja gjithçka, por mos më lëndonin vajzën dhe bashkëshorten.

Morën para dhe bizhuteri më pas më goditën disa herë, por jo në mënyrë të dhunshme.

Na detyruan të futeshim poshtë çarçafëve dhe ndërkohë që njëri prej tyre na kishte drejtuar pistoletën” deklaroi trajneri i njohur.


d.b/shqiptarja.com